TIRANË - Avokati i Popullit Igli Totozani është në Itali, ku do të zhvillojë disa takime dhe ku do të njihet edhe me gjendjen e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj. Totozani po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të koordinatores kombëtare të Mbrojtësve Civile të Italisë, Laura Franchini.

Sikurse dihet në Itali nuk ka një Avokat Popullit për gjithë vendin, por ka Mbrojtës Civil për çdo rajon. Avokati i Popullot, Igli Totozani është ftuar të marri pjesë në takimin Kombëtar të Mbrojtësve Civilë, i cili do të mbahet në datën 18 nëntor 2013 në Romë.

Gjatë qëndrimit në Itali, Avokati i Populit do zhvillojë takime me gjithë Mbrojtësit Civile të Italisë, me të cilët do diskutojë mbi mundësinë e shfrytëzimit të këtyre institucioneve nga ana e emigrantëve shqiptarë.

Një takim të vecantë Totozani do e zhvillojë me Ministrin Fuqiplotë, Drejtor për Ballkanin, Carlo Lo Cascio. Si pjesë dhe strategji të punës së tij, Avokati i Popullit ka përpjekjet për të nxitur bashkëpunimin me homologët në vendet ku jetojnë shumë qytetarë shqiptarë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)