TIRANË - Avokati i Popullit, Igli Totozani ka deklaruar gjatë emisionit Tete a Tete i drejtuar nga gazetari Artur Nura, në studion e A1 Report se, institucioni që ai drejton nuk kishte si të ndërhynte në protestën kundër armëve kimike, pasi nuk kishte ngjarje, e gjithashtu nuk kishte dhe një ankesë formale nga organizatorët e asaj proteste.
Gjithashtu Totozani ka deklaruar se, institucioni i Avokatit të Popullit, nuk mund të identifikohet vetëm me lëvizjen LGBT, pasi ka marrëveshje dhe merret me shumë grupe të ndryshme, kulturore apo etnike.
“Ka marrëveshje bashkëpunimi dhe aktivitete të përbashkëta. Nuk është e vërtetë që ne merremi vetëm me një grup, atë LGBT, por merremi me shumë grupe të ndryshme, kulturore, etnike, si romët, apo edhe grupe të tjera”, deklaroi Totozani.
“Nga pikëpamja juridike unë përfaqësoj një institucion shtetëror dhe titullarit nuk i lejohet që të kapet nga emocionet dhe ato përtej që parashikon ligji. Në lidhje me armët kimike, është kërkuar që të kishte një transparencë 10 ditë para vendimi përfundimtar. Ne u kemi kërkuar udhëheqësve të protestës kundër armëve kimike, por asnjë nuk bëri kërkesë për të hapur hetimet. Ne kemi pasur punonjësit tanë që kanë monitoruan sheshin. Dhe së fundmi, nuk kishte ngjarje, që institucioni i Avokatit të Popullit të niste hetimet, pasi punon në mënyrë serioze dhe zyrtare. Nuk trajtohet shteti me emocione”, deklaroi Totozani gjatë emisionit Tete a Tete në A1 Report.
Gjithashtu Avokati i Popullit dha edhe mendimin e tij personal, si qytetar, për protestat kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri.
“Si qytetar unë them se, nuk do të bëhesha viktimë e emocioneve të mia personale por do të doja të isha racional në vendimarrjen time dhe do të shikoja edhe detyrimet që mund të ketë Shqipëria ndaj vendeve të cilat kanë bërë shumë për ne”, tha Totozani.
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë të ditur se, në vitin 2012 kemi pasur 5200 ankesa individuale ndërsa në vitin 2013 kanë qenë 4200 ankesa.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Intervista e plotë në emsionin Tete a Tete