TIRANE - Avokati i Popullit vlerëson raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Sipas Igli Totozanit, ky raport është realist dhe objektiv.
"Avokati i Popullit e vlerëson këtë dokument si një dokument pune shumë të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut. Një kontribut i çmuar për zhvillimin, promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e ketyre te drejtave", - tha Totozani.
"Ne konstatojme se Raporti i Departamentit të Shtetit është një vlerësim dhe analizë e thelluar dhe e vërtetë e gjendjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë dhe se në të gjejnë pasqyrim të gjitha problematikat dhe shqetësimet e ngritura edhe nga institucioni ynë, si gjendja e minoritetit rom dhe atij egjiptian, problemet e personave me aftësi të kufizuar, gjakmarrja dhe pasojat e saj, gjendja e të drejtave të njeriut në vendet e kufizimit të lirisë, të drejtat e komunitetit LGBT, dhuna në familje dhe veçanërisht ajo ndaj grave.
Ne i konsiderojme si mjaft të rëndësishme problematikat e ngritura nga raporti i DASH dhe do i përkthejmë ato në prioritet dhe program pune për institucionin.
Institucioni i Avokatit të Popullit konstaton me kenaqesi dhe ndihet i vlerësuar qe me punen e tij ka sherbyer sin je burim i besueshem informacioni për prezantimin e situatës të gjendjes të të drejtave të njeriut në Shqipëri
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com