Totozani: Regjistrim, asistencë e
strehim: Ja ku duan lehtësi romët

Totozani: Regjistrim, asistencë e<br />strehim: Ja ku duan lehtësi romët
TIRANË – Avokati i Popullit Igli Totozani ka theksuar sot se “romët janë të përjashtuarit në shoqërinë shqiptare. Po qe se nuk ndryshon legjislacioni, po qe se nuk reduktohen kriteret përjashtuese për ta, është e pamundur t’i ndihmojmë ata në mënyrë të ligjshme.”
 
Në një takim të posaçëm në Tiranë, organizuar për problemet e mprehta të komuniteti rom, Totozani ka ngritur problemin e komunitetit rom në të gjithë vendin, duke nisur nga ngjarjet e fundit në këtë komunitet, dëbimi i tyre nga barakat në rrugën e Kavajës në kryeqytet.
 
“Tre ekspertë të Avokatit të Popullit kanë “shëtitur” gjithë Shqipërinë për të hartuar një raport lidhur me gjendjen e tyre,”- tha Avokati. –“për të dalë në tri rekomandime drejtuar qeverisë aktuale dhe asaj që do të vijë për lehtësimin e jetesës së këtij komuniteti pa të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë duke nisur nga lehtësimi i regjistrimit dhe transferimit të të dhenave të gjendjes civile të tyre;
 
Së dyti, nga ofrimi i lehtësirave për marrjen e ndihmës ekonomike; së treti, nga lehtësia për të përfituar strehim, sepse ata nuk plotësojnë asnjë kusht për të përfituar banesa sociale me kredi.
 
E vetmja zgjidhjepër ata, që të bëhen qytetarët të vërtetë dhe të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë qoftë për punësim, strehim, regjistrim etj. është që të ndryshohen dhe zvogëlohen kriteret përjashtuese për ata.
 
Nuk duhet të vazhdojmë më të gënjejmë vetveten duke thënë se do përpiqemi që të gjejmë mundësi për ata, por asgjë nuk do bëhet nëse legjislacioni shqiptar nuk ndryshon në kriteret për regjistrimin, strehimin dhe ndihmën ekonomike për ata,”- theksoi Totozani në përfundim.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë