Te Milan Paolo Maldini po lëviz shumë për të bërë përforcimet e duhura në merkato, por deri më tani gjërat janë larg zyrtarizimit. Është folur për Dani Caballos, mesfushorin e Real Madrid, por së fundmi në garë është futur edhe Tottenham duke i bërë gjërat e vështira.
Nga ana tjetër Real këmbëngul të mos heqë dorë për asnjë shifër tjetër poshtë 50 mln eurove. Gjithsesi në pritje të zgjidhjes së këtij ngërçi, ku po provohen formula të tjera si ajo e huazimit, ‘djalli’ po avancon për Theo Hernandez.
Të dielën në Ibiza Paolo Maldini është takuar me francezin i cili luan si mbrojtës i majtë dhe që gjithashtu është pjesë e Real Madrid. Pas afrimit të Mendy-t te ‘galaktikët’ nuk duket se ka vend për të dhe mund të jetë çështje kohe kalimi te Milan.