Janë përcaktuar edhe dy skuadra e tjera që do i bashkohen Ajksit dhe Barcelonës për fazën e gjysmë finaleve të Champions Leagues.  Mbrëmjen e sotme ka parë dy super ndeshje ku golat kanë qënë të shumtë.

Konkretisht skuadra e Liverpulit ka zhytur Porton me një rezultat të thellë 1-4 gjatë mbrëmjes së sotme dhe me rezultat të përgjithshëm 1-6. Serinë e golave për skuadrën e Jurgen Klopp e hapi Sadio Mane në minutën e 26'.  Pjesa e parë përfundoi me rezultat  0-1. Në pjesën e dytë Porto edhe pse filloi të luaj më mirë Liverpool e gjeti sërish rrugën e golit me anë të Salah n minutën e 65'. Ndërsa në të 68' ishte Militao ai që shënoi për Porton duke ngushtuar rezultatin. Por nuk përfundoi me kaq pasi  Firminho në të 77' dhe Van Dijk në minutën e 84 shënuan për të çuar shifrat në 1-4.


Ndërkohë nga ana tjëtër një spektakël golash ka patur në Angli, ku ndeshja Tottenham është kualifikuar me gola ndaj Manchester Cityt. Edhe pse ndeshja përfundoi 4-3 në favor të Cityt, Tottenham u kualifikua për shkak të tre golave të shënuar në fushë 'të huaj' dhe rezultatit të ndeshjes së parë. 20 minutat e parë në këtë ndeshje kanë qënë spektakolare pasi janë shënuar plotë 4 gola. Konkretisht në minutën e 4  ka shënuar për Cityn, Sterling në të 7' është përgjigjur Son për Tottenham i cili më pas shënoi edhe golin e dytë. Por festa e Tottenham nuk zgjati shum pasi në minutën e 11 shenoi  Silva duke barazuar shifrat në 2-2.  Në minutën e 21' ishte përsëri Sterling që shënoi dhe kaloi në epërsi Cityn. Rezultatin 2-3 e çoi Aguero në minutën e 59. Ndërsa për të vulosur kualifikimin e Tottenham mendoi Llorente me një gol shumë të komnetuar në minutën e 73'.

Tashmë në ndeshjet e para të gjysme finaleve do të përballet Tottenahm-Ajax dhe Barcelona-Liveprool.