Kapiteni legjendar i ekipit të Romës dhe disa herë në kombëtaren italiane, Francesko Totti ka dhënë një intervistë të gjatë për 20 vite karrierë.

 Futbollisti i talentuar i ka bërë një rezyme të gjithë karrierës së tij duke dalë në konkluzion se vetëm argjentinasi i Barcelonës, Lionel Mesi është më i mirë se ai.

"Në 20 vite karrierë vetëm Mesi më ka bërë që të mendoj që në futboll ka shumë gjëra që s;mund ti realizoj dot" shprehet Totti. Përsa i përket trajnerit më të mirë që ka pasur te Roma, por edhe në kombëtare, legjenda ka zgjedhur Marcelo Lipin, më të cilin Italia fitoi kampionatin botëror në Gjermani.

Në fund të intervistës Toti ka vlerësuar si kundërshtarin më të fortë Ronaldon, ndërsa shokë brenda ekipit Batistutën dhe Casanon.




d.b/shqiptarja.com