'Toyota Yaris'/ Apeli i Krimeve të Rënda rikthen në burg katër të pandehurit, njërit prej tyre i prishet shtëpia nga tërmeti

'Toyota Yaris'/ Apeli i Krimeve të Rënda rikthen në burg katër të pandehurit, njërit prej tyre i prishet shtëpia nga tërmeti

TIRANE- Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurit për çështjen Toyota Yaris. Për Agim Çekaj, Alban Mollaymeri, Edi dhe Klevi Lika të cilët ishin në arrest shtëpie, është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg". Vendimi është marrë me 27, nëntor kur kishin kaluar 24 orë nga tërmeti.

Ndërkohë Report Tv mëson se një prej të pandehurve për këtë çështje, Agim Çekës i është prishur shtëpia nga tërmeti.

Aksioni për bllokimin e 3.4 mln eurove në Toyota Yaris u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në “Toyota Yaris” pa targa.

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë