'Toyota Yaris'/ Shtyhet seanca paraprake, shkak mos vënia në dijeni e dy kushërinjve Vladi

'Toyota Yaris'/ Shtyhet seanca paraprake, shkak mos vënia në dijeni e dy kushërinjve Vladi

Shtyhet seanca paraprake për dosjen Toyota Yaris, për shkak se nuk kanë marrë dijeni dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi të shpallur në kërkim.

Avokatët thanë në seancë se ata nuk gjenden në vendin tonë por janë jashtë Shqipërisë. Të arrestuar për këtë çështje janë Edi Lika dhe Klevi Cani, Alban Mollaymeri të akuzuar për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armë mbajte pa leje.

Ata akuzohen për “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndërsa i katërti, Agim Çeka akuzohet për “armëmbajtje pa leje”.

Në këtë çështje është i përfshirë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha pasi dyshohet për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti "Toyota Yaris".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë