Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, banorët përplasen me policinë, kërkojnë të heqin kabinën! Korreshi për Report Tv: Është e vetmja rrugë që të çon në plazh (VIDEO)

DIVJAKË- Protestën e ditës së sotme, banorët e Divjakës të mbështetur edhe nga Rithemelimi e deputetë të Partisë Demokratike, e nisën në një formë marshimi, nga bashkia deri në vendosjen e kabinës në hyrje të parkut të Divjakës. Ato një zëri kundërshtuan vendosjen e traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë, ku çdo turist do të paguajë 50 lekë, ndërsa automjetet duhet të paguajnë 150 lekë.

Protesta nuk kaloi pa tensione! Disa banorë u përplasën me forcat e shtuara të policisë, pasi tentuan që të heqin kabinën, të cilën një ditë me parë e shkulën nga mesi i rrugës dhe e spostuan anash saj. Ato thyen me forcë xhamat e kabinës, ndërsa ju drejtuar ministrisë së Turizmit nëpërmjet mediave, paralajmëruan se nuk do të lejojnë vendosjen e traut dhe do të protesojnë çdo ditë deri në heqjen përfundimtare të kabinës.

Në mbështetje të tyre ishin edhe përfaqësues të Rithemelimit të dhe Partisë Demokratikë.  Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në një intervistë për Report Tv u shpreh se rruga ku do të vendoset trau është e vetmja që të çon në plazhin e Divjakës.

‘Është i vetmi park në Shqipëri që është ruajtur nga banorët. Ministrja duhet të heqë një herë e më parë nga ideja e çmendur, po taksohet ajri.'- u shpreh Korreshi.

Ndërsa deputetja Ilda Dhori, tha ky është një vendim arbitrar që ka marrë ministrja dhe se do ta kthejë në një plazh privat.

Një ditë më parë ministrja e Turizmit sqaroi se bileta do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës. Sipas ministrisë Mjedisit vendosja e traut do të ofrojë aksesin e kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave që do të ndihmojnë në menaxhimin efektiv e të qëndrueshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
Protesta për vendosjen e traut me pagesë në Parkun e Divjakës, ministrja e Turizmit: Një çmim modest për mirëmbajte, jo për banorët e zonës

1668772224_finalprojekt.00334518.Still009.jpg

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka reaguar sërish për protestën e organizuar nga banorët për traun që po vendoset me pagesë në Parkun e Divjakës. Ministrja thotë që s’do të aplikohet për banorët e zonës, por vetëm për vizitorët. Nga një takim në Vlorë, ministrja tha se po vendoset një çmim modest prej 50 lekësh për mirëmbajtjen e këtij parku.

“Një zallamahi e madhe ngrihet kot më kot. Bëhet fjalë për të shtuar, siç kemi bërë në Dajt, Syrin e Kaltër, biletari elektronike me një çmim modest. Nuk bëhet fjalë as më shumë e as më pak por për administrim të mirë të zonave të mbrojtura. Ju kërkohet turistëve që siç paguajnë një biletë në teatër muze, të paguajnë një biletë në parkun e Karavastasë. Përjashtohen banorët e zonës për ta paguar një gjë të tillë, subjekte. Ata që punojnë brenda parkut nga kjo biletë. Vetëm për vizitorët, për të bërë një menaxhim sa më të mirë të aseteve”, tha Kumabro.

Ora 12:32
Protesta në Divjakë/ Banorët: Sjellja policisë skandaloze! Mos t'i gënjejë mendja se do ta vendosin traun

 

Banorët e Divjakës thanë për Report Tv se nuk do tërhiqen nga kërkesa e tyre për të hequr traun në Parkun Kombëtar të Divjakës.

‘Sjellja që bën policia është skandaloze. Populli duhet të rrijë këtu. Do të ngulemi këtu dhe nuk do të lëvizim. Mos ta gënjejë mendja se do të vendosin këtë tra.’- u shpreh një banor.

‘Është Divjaka jonë. Është vjedhje e hapur kjo që po bëjnë.’- tha një tjetër.

‘Ne duam të drejtat tona. Por policët paguhen nga taksat tona, duam të drejtat tonë ja të vihet kjo këtu. Ne do ta mbrojmë deri në fund.’- u shpreh një banor.

Ora 12:30
Protesta në Divjakë, deputetja e PD-së: Ministrja kërkon ta kthejë në plazh privat! S’do ta lejojmë këtë arbitraritet

 

Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori, e cila ishte sot në mbështetje të banorëve të Divjakës të cilët po protestojnë kundër vendosjes së traut për të hyrë në park, u shpreh për Report Tv, se ministria po tenton ta kthejë plazhin në një plazh privat. Sipas Dhorit, ministrja e Turizmit po tenton që të zbukurojë këtë akt të shëmtuar. Dhori tha se banorët nuk do ta lejojnë këtë arbitraritet të tillë.

‘Jemi para faktit që kërkohet të gllabërohet një pasuri kombëtare. Me anë të këtij akti plazhi kthehet në një plazh privat. Bllokohet parku Kombëtar. Me çfarë të drejte e gjen arrogancën dhe arbitraritetin që të aneksoje pasurinë e parkut kombëtar. Në nuk do të lejojmë një arbitraritet të tillë. Dje Mirela nuk ishte prezentë në sallë. Por është një nivel shumë i ulët i përfaqësimit të Turizmit në vend. Kërkon që të zbukurojë këtë akt të shëmtuar. Është akti më arbitrar. Është një akt që nuk do të lejohet. T’i shkohet deri në fund.’- u shpreh Dhori.

Ora 12:15
VIDEO/ Tensione mes policisë dhe protestuesve në Divjakë, thyhen me gurë xhamat e kabinës

 

Është tensionuar situata nga protesta e banorëve në Divjakës. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë dhe kanë thyer xhamat e kabinës që pritet të vendoste për të vjelur taksat nga biletat që do të paguhen.

Ora 12:07
Protesta në Divjakë, kryetari i PD-së Lushnjë: Qëllimi të heqim traun, s’i kuptoj pse janë shtuar forcat e policisë

 

Kryetari i Partisë Demokratike për degën e Lushnjës, Eduart Sharka, në një prononcim për mediat tha se qëllimi kryesor i tyre është që të largojë traun në hyrje të Parkut të Divjakës.

‘Ne jemi në një marshim protestë. Qëllimi është të largojmë atë tra, pasi është i paligjshëm. Policia ka ardhur dhe mbron një objekt të rëndësisë së veçante, pasi duhet të vijë që të mbrojë qytetarët. E kanë ruajtur qytetarët. Kanë shuar zjarrin më fshesa. Ne do jemi të parët për të mbrojtur të drejtat  qytetarëve.’- u shpreh Sharka.

Ora 11:29
Korreshi për Report Tv: E turpshme vendosja e traut! Na kane vendosur dhe taksë mushkonjash! Do kërkojmë interpelancë me ministren

 

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Saimir Korreshi, u shpreh se rruga ku do të vendoset trau është e vetmja rrugë që të çon në plazhin publik.

‘Marshimi ka nisur protestuesit janë në rrugë. Është e turpshme që ministrja të thotë se kjo rrugë nuk të çon në plazhin publik. Kjo është e vetmja rrugë që të çon në plazhin publik dhe plazhi publik do të jetë i vetmi që do të paguajnë me lek, te ky plazh vihet vetëm nga halli sepse ministria nuk ka bërë asgjë. Ka papastërti në nivele alarmante. Kur nuk ofrohet asnjë lloj shërbimi. Është i vetmi det që nuk i ka dalë akoma pronari. Ku do ta vërtetojnë ato se janë banorë. Nuk ka logjikë. Në pikun e plazhit këtu. Bashkia Divjakë këtu po vjedh 100 lekë. 7 taksa për të hyrë në plazhin e Divjakës për të bërë një plazh të varfër. Nuk është plazh si i Palasës ky. Është i vetmi park në Shqipëri që është ruajtur nga banorët. Ministrja duhet të heqë një herë e më parë nga ideja e çmendur, po taksohet ajri. Paguajmë dhe taksaë mushkonjash. Ka vendosur taksë mushkonjash.’- u shpreh Korreshi.

Deputeti demokrat tha se do të kërkojnë në Kuvend interpelancë me ministren e Turizmit.

‘Do kërkojmë interepelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit- u shpreh Korreshi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 18/11/2022 16:16

    Trarin elekronik vendose ne hyrje te parkut rruga e plazhit duhet te jete e lire per qytetaret, Kryeministri e hapi plazhin e golemit qe e kishte bllokuar oligarki

    Përgjigju
  • Dori: 18/11/2022 15:31

    Ai tra duhet shkulur bashk me interesat e oligarkeve ne pushtet

    Përgjigju
  • Ylli: 18/11/2022 14:48

    Me siguri idene e trarit e ka hedhur Vilma Bello.Edhe shantazhin ndaj kryetarit te Bashkise.Ajo e ka tonin te larte ne keto raste dhe jo aq te embel sa paraqitet

    Përgjigju
  • Liku: 18/11/2022 13:53

    Plazhit nuk mund ti vere tra mbasi eshte i qytetareve kurse parkun ta beje bileten sa te doje

    Përgjigju
  • Tim..: 18/11/2022 13:42

    Njerezit shkojne ne plazh pse duhet te paguajne parkun le ta mbaje per vehte bashkia ne plazh nuk paguhet duhet te jete e lire si per makinat dhe qytetaret

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 18/11/2022 12:08

    Ne park un Adamello Brenta ne Itali eshte nje lugine me objekte natyrore te mahniteshme, si katarakti "Nardis".I gjithe parku natyrore eshte nen mbrojtjen e UNESKO. HYRJA PER BANORET REZIDENTE TE VAL RENDENES, NGA TIONE DI TRENTO NE MADONA DI CAMPIGLIO ESHTE FALAS. TURISTET PAGUAJNE NJE KUOTE 5 EURO PER CDO MAKINE, PAVARSISHT SA PERSONA JANE NE TE. Ku I di ai kaqoli deputete, humoristI I foltores se si procedohet ne bote per keto parqe natyrore

    Përgjigju
    • Lor: 18/11/2022 17:37

      shume e vertete, ndersa ne në Shqiperi duam te shkojme ne Europe sipas xhungles tone

  • Lon: 18/11/2022 11:46

    Triste nga Tirona nga Durresi turiste nga Lushnja Erseka Korca nga Berati nga Vlora Saranda keto quhen turista... Se te huajt plasen per divjaken... Po mos jet ky popull ketu marrin fund ato bisneset duke pritur nga te huajt... Qeveria bastarde ajo qe ishte kjo qe eshte end ishalla vjen me e mire dicka tjeter ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë