Ish kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ne anë të një video të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale, ka kujtuar kërkesën e tetë viteve më parë, për të arrestuar Sali Berishën, pas dorëheqjes që dha nga sistemi i drejtësisë.

'Të fillojnë gjykimin popullor për kriminelin më të egër të shqiptarizimit, tradhtarin e kombit shqiptar, të pandehurin shtetasin Berisha.'- dëgjohet të thotë në video Spahiu.

Spahiu thotë se asokohe nga frika, askush nuk ia përmendte emrin, pasi ai ishte mbret!

“8 vjet më parë Kreshnik Spahiu përballë kryeministrisë, dha dorëheqje nga drejtësia sepse kërkoi arrestimin e Kryeministrit Sali Berisha. Në atë kohë askush nuk guxonte as emrin t’ja përmendje sepse ai ishte “MBRET”, shkruan Spahiu ne rrjetin social!