Tradita e sportit të mundjes së lirë mblodhi në Gollobordë qindra persona, mes të cilëve edhe profesionistë. Ndeshjet që u zhvilluan në fshatin Ostren bënë bashkë gollobordas që jetojnë në shumë qytete të Shqipërisë, por edhe eimigrantë jashtë vendit që erdhën posaccërisht. Në total pati 25 çifte mundësish, ndër të cilët edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Në fund fitues u shpall Arjan Dani 26 vjeç, i cili përveçse kupës mori edhe dashin që i takon fituesit të përvitshëm.
“Kjo është tradita, mundja është numër 1. Është kujtim shumë i bukur. Njerëzit takohen dhe çmallen sepse kanë ardhur nga gjithë Shqipëria,”-u shpreh Fiqir Rama, trajner i Korabit.
Laureta Rama është një mundëse që ka thyer tabunë në Gollobordë.
“Mundja dihet që është sport burrëror, por asgjë nuk është e pamundur. Me vullnet me dëshir thyhet çdo tabu. Kështu që unë e kam thyer këtë tabu pasi jam femra e parë që i kam dal për zot këtij sporti burrëror,”-tha Laureta Rama, mundëse.
“Është aktivitet tradional që organizohet çdo vit. Është tradicionale për zonën e Gollobordës që kthehet edhe në festa familjare,”-deklaroi Lefter Alla, kryetar i bashkisë Bulqizë.
Ky aktivitet përveç garës sportive ka si qëllime të tjera bashkimin e njerzëve, shijimin e gatimeve tradicionale, por edhe promovimin e bukurive natyrore, ndërsa mundja në Gollobordë është një sport që zhvillohet edhe në dasma e festa familjare.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
51.2%
-
E gabuar
37.8%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 299
Lajme të tjera
-
Shkelja me tenderin 322 mln leke, në burg kryebashkiaku i Bulqizës dhe 9 të tjerë! U përgjua në biseda me mikun biznesmen! SPAK harroi të arrestojë njerin prej të akuzuarve
18 Mars, 11:19
-
Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Berisha: Narkomanit i nxorën dosjen sepse nuk largohej, donte të kandidonte prapë në 14 maj
16 Mars, 19:35
-
Në pranga kryebashkiaku i Bulqizës, i dha kompanisë së të afërmit të tij ndërtimin e ujësjellësit 3 mln euro! Arrestohen edhe 12 të tjerë, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë
16 Mars, 09:18
-
Report Tv sjell video, policia dhe BKH mësyjnë në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës
15 Mars, 22:47
-
Me urdhër të SPAK, arrestohet kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla! Policia dhe BKH i mësyjnë në shtëpinë e vëllait (VIDEO)
15 Mars, 21:41
-
Ish-mundësi në kërkim të kampionëve: Rininë ia dedikova sportit, 14 vite i vetëm dhe pa mbështetje (VIDEO)
20 Shkurt, 12:29
-
Mundja përgatitet për Olimpiadën, por ende s’ka buxhet! Të rinjtë: Bëjmë sport me shpenzimet tona
2 Shkurt, 12:32
-
Minierat dëmtojnë pyjet, policia patrullim natën në Bulqizë! Drejtori i Pyjores: Po mbjellim 2300 pisha në thekër
7 Nëntor 2022, 16:56
-
Çmimi i ri i energjisë, Rama me gratë në Bulqizë: Të vendosur të mbrojmë çdo familje nga kriza e luftës
28 Tetor 2022, 12:24
-
Bulqizë, vijon regjistrimi i tokës bujqësore! 1600 pasuri regjistrohen në emër të pronarëve në Gjoricë
25 Shtator 2022, 12:15
-
EKSKLUZIVE/ ‘Krenar që garova për Shqipërinë’, mundësi nga Rusia që u shpall kampion bote me ngjyrat kuqezi: Nderova ata që më mbështetën
21 Shtator 2022, 12:38
-
Historia u shkrua, por sot mundja shqiptare kërkon medaljen e artë! Abakarov kundër kampionit amerikan të botës
17 Shtator 2022, 11:12