Tradita e mundjes mbledh qindra persona në Gollobordë, 26-vjeçari merr dashin e fituesit! Trajneri: Njerëzit u çmallën

Tradita e sportit të mundjes së lirë mblodhi në Gollobordë qindra persona, mes të cilëve edhe profesionistë. Ndeshjet që u zhvilluan në fshatin Ostren bënë bashkë gollobordas që jetojnë në shumë qytete të Shqipërisë, por edhe eimigrantë jashtë vendit që erdhën posaccërisht. Në total pati 25 çifte mundësish, ndër të cilët edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Në fund fitues u shpall Arjan Dani 26 vjeç, i cili përveçse kupës mori edhe dashin që i takon fituesit të përvitshëm.

“Kjo është tradita, mundja është numër 1. Është kujtim shumë i bukur. Njerëzit takohen dhe çmallen sepse kanë ardhur nga gjithë Shqipëria,”-u shpreh Fiqir Rama, trajner i Korabit.

Laureta Rama është një mundëse që ka thyer tabunë në Gollobordë.

“Mundja dihet që është sport burrëror, por asgjë nuk është e pamundur. Me vullnet me dëshir thyhet çdo tabu. Kështu që unë e kam thyer këtë tabu pasi jam femra e parë që i kam dal për zot këtij sporti burrëror,”-tha Laureta Rama, mundëse.

“Është aktivitet tradional që organizohet çdo vit. Është tradicionale për zonën e Gollobordës që kthehet edhe në festa familjare,”-deklaroi Lefter Alla, kryetar i bashkisë Bulqizë.

Ky aktivitet përveç garës sportive ka si qëllime të tjera bashkimin e njerzëve, shijimin e gatimeve tradicionale, por edhe promovimin e bukurive natyrore, ndërsa mundja në Gollobordë është një sport që zhvillohet edhe në dasma e festa familjare.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?