Nëse mendoni se keni dëgjuar traditat më të çuditshme për sa i përket dasmave, kjo me siguri që do ju habisë pa masë.

Këto foto që do të shikoni më poshtë tregojnë pamjet e një dasme çeçene. Të gjithë festojnë për 3 ditë rresht, por vetëm nusja nuk merr pjesë.

Ajo e ka të ndaluar të kërcejë gjatë këtyre ditëve. Madje ajo nuk mund të takojë edhe krushqit të cilët nuk duhet të shkojnë as ta marrin. Ditën e caktuar ajo çohet nga xhaxhai apo daja i saj në familjen e re.

Tradita e kërkon që dasmën t’ia paguajë dhendri, deri në qindarkën e fundit. Nusja duhet të rrijë gjithë kohën në këmbë përballë dasmorëve dhe mund të ulet vetëm kur t’i japin lejen. 

[gallery]19844[/gallery]


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com