Tradita shqiptare përtej oqeanit... njihuni me restorantin tradicional në New York

Tradita shqiptare  përtej oqeanit... njihuni me restorantin tradicional në New York

Foto nga 'Dua Kafe'

Tradita shqiptare është shtrirë edhe përtej oqeanit... deri në Nju Jork.

 “Dua Kafe” është një restorant i vogël që ofron gatime shqiptare, që nga byreku e deri te tava e kosit.

Pronarët e “Dua Kafe” janë një çift shqiptarësh, Aida dhe Bobian Demçe, njëri nga jugu e tjetri nga veriu kanë bashkuar forcat për të promovuar shijen e fisme shqiptare.

Çifti tregon për televizionin amerikan, CBS, se vendimi për të hapur një restorant tradicional shqiptar në një qytet si Nju Jorku nuk ishte aspak i lehtë e madje i frikshëm.

Por Aida më në fund u bind nga bashkëshorti i saj, Bobiani, i cili kishte besim të plotë te aftësitë e saj të gatimit.

Restoranti ka foto dhe dekorime nga Shqipëria dhe i qëndron besnik traditës në gatim, duke tërhequr kështu jo vetëm shqiptarë, por edhe amerikanë e kombësi të tjera.

Shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA apo që shkojnë ta vizitojnë vendin e shumësynuar, nuk rirnë pa provuar gatimet e restorantit të vogël.

Personazhe të showbizit shqiptar shpesh postojnë foto në restorant ku edhe kalojnë kohë të këndëshme me njëri-tjetrin.

Albërie Hadergjonaj në restorant

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb