ItaliTre shqiptarë me banim në Mantova janë arrestuar nga autoritetet italiane për trafik dhe trafik droge.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan mbi 150 kilogramë kokainë. Shqiptari i parë, një 48-vjeçar u arrestua, në zonën e Trevisos dhe iu gjetën 20 kilogramë kokainë dhe gjysmë kilogramë hashash të fshehur në një ndarje hapëse elektromagnetike nën sediljet e përparme të makinës së tij.

Më pas gjatë kontrollit në banesën e dy shqiptarëve të tjerë 31 dhe 34 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 150 kilogramë kokainë dhe 55 mijë euro.

Mediat italiane shkruajnë se forcat policore kontrolluan gjithashtu edhe automjetet e tyre, pasi dyshonin se mund të kishin fshehur kokainën.

Të arrestuarit janë dërguar drejt ambienteve të paraburgimit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë