VLORË- Ashtu siç çdo vit me nisjen e sezonit turistik, kthimi i pushuesve nga bregdeti ku kanë kaluar fundjavën ka shkaktuar trafik në hyrje të Vlorës këtë pasdite.
Trafiku ka filluar në Radhimë dhe deri në afërsi të zonës së ujit të ftohtë, ku automjetet që ktheheshin nga plazhet e jugu kanë pritur në radhë për të lëvizur drejt qyteteve dhe zonave të tjera të vendit prej nga vinin.
Ndërkohë By bassi i Vlorës që do të shërbejë si rrugë alternative dhe do të lehtësojë trafikun për të pushuar në plazhet e rivierës, qëndron i mbyllur dhe siç është njoftuar zyrtarisht pritet të hapet në korrik.
Më e renduar situata u paraqit gjatë paradites në Vlorë, ku për shkak të fluksit të madh të mjeteve, qyteti u paralizuat tërësisht në të gjitha akset kryesore.
Fluksi i pushuesve vendas dhe të huaj rëndoi qarkullimin në Lungomare, rrugën Transballkanike brenda në qytet. Por aksi më problematik ishte ai Vlorë-Orikum nga zona e Ujit të Ftohtë deri pranë Radhimës, ku mjetet pritën më shumë se dy orë në trafik.
Ndërkohë në 2 korrik pritet edhe hapja e aksit Kardhiq-Delvinë. Ministrja Belinda Balluku inspektoi punimet kur vendosi këtë afat.