Trafik kokaine dhe armë, dënohet banda shqiptare në Finlandë/ Emrat

Trafik kokaine dhe armë, dënohet banda shqiptare në Finlandë/ Emrat

Kokainë

Gjykata e Espo në Finlandë ka dënuar me burg një bandë shqiptare, që akuzohej për veprat penale të trafikut të drogës, armëmbajtjes pa leje dhe vrasjeve të mbetura në tentativë. Drejtësia finlandeze ka dënuar me 9 vite burg 32-vjeçarin Besnik Shehu, i cili akuzohet për 16.5 kg kanabis dhe 2.7 kg kokainë, të cilën e shpërndante në Suedi.

Shqiptari tjetër i bandës, 29-vjeçari Albano Dzurkova, është dënuar me 7 vite burgim për 16.5 kg kanabis dhe 3.6 kg kokainë. Ky shtetas akuzohej dhe për armëmbajtje pa leje, por përfitoi ulje dënimi, pasi pranoi të bashkëpunojë me autoritetet gjatë hetimeve, të cilat kanë nisur prej pranverës së vitit 2017.

4.6 vite burg do të vuajë 27-vjeçari Xhildo Kolaj për 16.5 kg kanabis dhe 200 gramë kokainë, si dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky i fundit bashkëpunoi me hetuesit, duke përfituar ulje dënimi.

Tre shqiptarët e tjerë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar në mediat finlandeze, janë dënuar me rreth dy vite burgim, ndërsa një person tjetër është lënë i lirë, pasi gjykata ka rrëzuar akuzat ndaj tij. Përveç dënimit me burg, banda kriminale e shqiptarëve do të duhet t’i shlyejë shtetit dhe një gjobë prej 234 mijë euro kompensim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • esi esi: 05/05/2018 15:09

    Pse ashtuh jan duk si band nuk e kuptoj cfare jan keto lloj egzagjerimi lajmesh dhe keto fjal kaqe trondise nuk ju kuptoj ju mendjave qe sdihni ca te flisni apo cfare iformacjoni te jepni per mendimin tim jeni njerz fallco me itriga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës