Tetë pesona janë arrestuar për lidhje mes mafias Italiane dhe asaj Amerikane, në qytete si Milano, Matera, Trapani dhe në New York.

Të tetë personat raportohet se janë të dyshuar për bashkëpunim në organizata ndërkombëtare kriminale, për zhvatje dhe lidhje me mafian. Sipas mediave italiane në këtë video tregohet arrestimi i Giovanni Grillo’s në aeroportin e Malpensas në Milano, para se të nisej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër i dyshuar si Salvatore Farina është arrestuar në Trapani, qytet i Sicilisë. Të arrestuarit e tjerë janë gjithashtu të dyshuar si pjesë e mafias italiane Cosa Nostra dhe ‘Ndranghetas’ kalabreze, të cilët kanë bahshkëpunuar prej vitesh me ‘kushurinjtë’ e tyre mafiozë amerikanë.

Arrestimet e fundit u bënë pas përgjimeve dhe tentativës për t’i marrë një biznesmeni Italian 1 milion euro. Rasti i bashkëpunimit ndërkombëtar mes grupeve kriminale për zhvatjen e parave u evidentua pas hetimeve të veçanta nga ana e policisë Italiane dhe asaj Amerikane për trafikun trans-Atlantik të drogës dhe të pastrimit të parave mes dy grupeve mafioze.

Sipas investiguesve zyrtarë të këtij rrjeti, dënimi maksimal për krime të tilla ndërkombëtare shkon deri në 20 vite.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)