Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar një fluks të lartë të hyrjeve në Shqipëri të shqiptarëve nga Kosova që zgjedhin të kalojnë javët e fundit të sezonit turistik në bregdetin e vendit tonë. Që në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme janë vënë re radhë kilometrike mjetesh në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit. Report Tv sjell pamje nga radhët e mjeteve ku duket që vijonë ende.
Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë në bregdetin shqiptar duke ardhur me automjetet e tyre, por edhe me urbanë. Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet.
Në pikën kufitare të Morinës nuk ka kontrolle për qytetarët që kalojnë në të dyja vendet, kjo për shkak të marrëveshjes mes dy qeverive për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.
Fluks është regjistruar edhe në doganën e Kapshticës, kryesisht në dalje të vendi për në shtetin fqinj, Greqi. Sipas informacioneve nga policia kufitare bëhet e ditur se aktualisht po punohet me 5 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. Sportelet sipas autoriteteve po alternohen gjatë ditës në varësi të fluksit të lëvizjeve. Për datën 26 gusht në Kapshticë, kanë hyrë 3113 shtetas dhe kanë dalë 3655.
Faleminderit vellezerit Kosovar që shpetuan keto 10 vite turizmin në shqiperi !
Përgjigju