VLORE - Një 37-vjeçar i dënuar më parë për vrasje, është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi në çantën e tij policia gjeti 21 kallëpe tritol C4. Policia arrestoi Kastriot Prengën menjëherë sapo i riu zbriti nga autobusi i linjës për në qytetin e Vlorës në afërsi të shkollës “Perla”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Elizeja”.
 
Lënda eksplozive dyshohet se ishte siguruar në Mal të Zi dhe ishte trafikuar nga ky person për në Shqipëri dhe se një pjesë e saj do të shitej në Shqipëri për llogari të grupeve kriminale vendase ndërsa pjesa tjetër do të trafikohej për në vendet fqinje.
 
Prenga ishte nen hetim prej dy muajsh në bashkëpunim me Prokurorinë Për Krimet e Renda Tiranë për një rrjet të mirë organizuar që merret me trafikun e lëndëve eksplozive.
 
37-vjeçari nga Dibra është person me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa ishte dënuar me 12 burg për një vrasje të kryer më herët në Mirditë. Ai prej kohësh jetonte në qytetin e Durrësit, ndërsa policia vijon hetimet për evidentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet

kastriot prenga
tritoli vlore

Vrasja ne vendlindje. Shitjen e pare e beri ne Shkoder
Kishte kryer një vrasje kur kishte qenë 21 vjeç. Ishte arrestuar, hetuar, gjykuar dhe, më në fund, dënuar me 18 vjet burg, ndonëse krimi i rëndë kishte ndodhur me dashje. Nga kjo masë dënimi, kishte vuajtur 12 vite dhe më pas ishte liruar.

Ngjarjen e rëndë e kishte kryer në vendlindjen e tij, për grabitje, ndërsa pasi kishte lënë qelitë, ai kishte ikur nga Mirdita dhe ishte vendosur në Durrës, ku edhe banonte aktualisht. Por, i dënuari për vrasje, kohëve të fundit ishte vënë në shënjestrën e policisë, pasi dyshohej për trafik të lëndës plasëse, e llojit C4, një armë që ka vrarë pa gjurmë prej kohësh. Dy ditë më parë, trafikanti i C4-ës, kthehej nga Mali i Zi. Ai është pritur në Shkodër në një kafene dhe pasi ka pirë kafenë me një klient të tijin, është nisur në drejtim të Vlorës, vend ku do të shiste një pjesë të ngarkesës. Në Vlorë, sapo ka zbritur nga furgoni, trafikantit i janë vënë prangat.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)