Avioni “Aeroprakt A22 S” i sekuestruar më 24 gusht në Ostuni Itali dhe i përdorur nga Vilson Lamaj për transportin e drogës rezulton të jetë në përdorim të 14 trafikantëve prej vitit 2014.
A1Report ka zbuluar foton ku ky avion fluturon mbi rivierën e bregdetit të Riminit në itali dhe pilotohet 19 korrik të 2014-ës nga personi i njohur me pseudonimin Babushi Vlorë.
E ndërsa zyrtarisht policia deklaroi se ky avion është përdor vetëm një herë për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali, fakti se ky avion përdorej prej 2014 hedh hije dyshime se është përdorur dhe më parë.
Personi që shihni në këtë foto në bordin e avionit “Aeroprakt A22 S” i njëjti avion i kapur nga policia italiane më 24 gusht, rezulton të ketë raporte miqësore siç dhe shihni në këto foto me Vilson Lamajn pilotin e prangosur si dhe vëllanë e tij, Artjon Lamaj e kushëririn e tyre Kleo Lamaj.
Një tjetër pistë që përforcon dyshimin se ky grup ka përdorur dhe më parë avionin për transportin e drogës është jeta luksoze që ata bënin në rivierën e Riminit përfshi jetën e natës apo frekuentimin e restoranteve luksoze dhe pse në agjencinë e të ardhurave në Itali ata rezultonin të papunë.
Siç shihni në këtë foto në pishinë ku ndodhen vëllezërit Elizer e Xhesjan Ahmetaj, apo të pilotit Vilson Lamaj në Restorant duke darkuar si dhe foton e tij me babushin gjatë një vizite në Vatikan.
A1 Report po ashtu ka mundur të sigurojë dhe foton e automjetit audi a3 me targë CM 288 LM automjet ky i përdorur nga vëllezërit Lamaj kun ë bordin e të cilit agjentët e policisë italiane kishin instaluar përgjuesin.
Këtë javë pritet që në Gjykatën e Riminit të dalin në gjyq 8 të arrestuarit në Itali mes tyre dhe piloti Vilson Lamaj, i cili deri më tani para hetuesve ka heshtur duke mos dhënë asnjë shpjegim.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.6%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1766
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër
10 Janar, 17:15
-
Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord
10 Janar, 17:11
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Pasi e shpalli fajtor, gjykatësi uron Trump: Suksese në mandatin e dytë presidencial
10 Janar, 17:09
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë
10 Janar, 16:50
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
10 Janar, 16:34
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21