Trafikanti polak i armëve me lidhje të forta në Shqipëri vdiq në Tiranë, në Poloni jep dorëheqjen kreu i Shërbimit Sekret

Trafikanti polak i armëve me lidhje të forta në Shqipëri vdiq në Tiranë, në Poloni jep dorëheqjen kreu i Shërbimit Sekret

Piotr Krawczyk, kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Jashtme në Poloni ka dhënë sot dorëheqjen. Edhe pse arsyetimi zyrtar është “Për arsye personale”, mediat polake shkruajnë se lidhet me misterin e vdekjes dhe aludimeve për djegien e trupit të Andrzej Izdebski, tregtari armësh dhe respiratorëve anti COVID, që vdiq në Tiranë.

Kreu i qeverisë polake u pyet në një konferencë për shtyp të premten e kaluar në lidhje me raportimet në media se shërbimet polake nuk kanë kontaktuar me shërbimet shqiptare pas vdekjes së Andrzej I., apo para vdekjes së tij. Si ka mundësi që as prokuroria dhe as ndonjë institucion tjetër nuk kanë pyetur për Andrzej I., një tregtar armësh që duhej të furnizonte respiratorë gjatë pandemisë- pyeti gazetari.

Kryeministri u përgjigj se “sipas informacioneve që ka marrë nga drejtuesit që mbikëqyrin shërbimet sekrete, ka pasur kontakt me shërbimet shqiptare dhe vendimi për djegien e trupi është marrë me kërkesë të familjes, pas konsultimit me shërbimet. Ka pasur një kontakt mes shërbimeve tona dhe shqiptarëve, familja është përfshirë, gjithçka është marrë vesh sipas procedurave .

Gazetari theksoi se të paktën dy prokurorë që merren me çështjen pretendonin të kundërtën, kryeministri vuri në dukje se nuk kishte folur me prokurorët.

“Nëse redaktori ka një informacion të tillë, unë nuk e vë në dyshim. Unë them se kam folur me menaxhmentin që mbikëqyr shërbimet speciale, kam informacione për kontaktin e shërbimeve tona speciale me shërbimet speciale shqiptare”, tha kryeministri polak.

Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 u nda nga jeta në Shqipëri në korrik. Ai jetonte te Pallatet Agimi në Tiranë. Varrimi i Andrzje Izdebski u bë në Poloni më 15 korrik. Gruaja e tij Ewa (69 vjeçe) tha se ai dy ditë para vdekjes u ankua për dhimbje zemre. Ndërkohë që autoritet shqiptare konkluduan se vdekja ishte natyrale. 

Andrzje Izdebski ishte në arrati që prej vitit 2021 pasi ishte nën hetim nga prokuroria polake. Në fillim të pandemisë së COVID-19 ai në rolin e ndërmjetësi për të siguruar një sasi prej 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë. Por ai nuk i siguroi  edhe pse kishte marrë 42 milion dollarë paradhënie. Ai ktheu vetëm 16 milionë dollarë, por jo pjesën tjetër. 

Por cila ishte arsyeja se pse ai ndodhej në Shqipëri? Ai kishte miq të vjetër në Tiranë, pasi kishte bërë tregti armësh disa kompanive të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit  me emrin UNIMESKO me ortakë  edhe dy shqiptarë. Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Ka qenë Shqiptarja.com që e ka zbuluar këtë skandal përmes një investigimi.

Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Zyla zotëronte aksione në “Dardi Security” shpk dhe "Ëind Sun Ëater Initiative", ku për këtë të fundit ka shitur aksionet tek shtetasi Lorenc Goca, veprim i cili është bërë në muajin shtator 2012. Ndërsa për kompaninë “Dardi Security”, Liljana Zyla ka pezulluar aktivitetin. Këto veprime janë kryer vetëm një muaj pasi gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi skandalin. Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit të këtij skandali. 

Bashkëshortja e ish- kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, gjatë vitit 2008-2012 është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin "Për konfliktin e Interesit". Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Ëind Sun Ëater Initiative" (ËSËI) së bashku me shtetasit Lorenc Goca dhe Andrzej Izdebeski (shtetasi polak), të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t, kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.

Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës, Goca dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të riregjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani kishin marrë marrë leje për të eksportuar armatime nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë Berisha në atë kohë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sugar: 05/08/2022 01:17

    jo nuk esht e mundur, kryeministri jone thote qe jemi vend qe kemi zhdukur korrupsionin

    Përgjigju
  • Po ketu?: 05/08/2022 00:36

    Te ne iu eshte ngjitur karrigia pas by***, nuk jep doreheqjen kush.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 04/08/2022 21:54

    Gjithe keto denoncime investigime nga ana juaj si Shqiptarja.com pse nuk arrestohen...me fakte me prova.Pamfleti po ashu ben denoncime te forta,dhe asgje nga ana e shtetit...apo thuaj shteti eshte i perlyer vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion