Trafikimi i organeve, aktakuzë ndaj
gjithë anëtarëve të Shtabit të UÇK

Trafikimi i organeve, aktakuzë ndaj<br />gjithë anëtarëve të Shtabit të UÇK
PRISHTINE - Task Forca Speciale e Bashkimit Europian e cila ka nisur hetimet për trafikim organesh në Kosovë, në shtator të vitit 2011, tashmë e ka përfunduar punën e saj.
 
Prokurori amerikan Clint Williamson që është udhëheqës i Taskë Forcës tashmë e ka kryer procesin e intervistave dhe të hetimeve. Por, amerikani Williamson nuk do të jetë prokuror i këtij rasti, por ai vetëm e ka përfunduar raportin dhe sipas tij, ka bazë të mjaftueshme për të ngritur një aktakuzë e që pritet të ndodhë gjatë pjesës së parë të këtij viti.
 
Por aktakuza nuk pritet të ngritët për atë që është përfolur deri më tani - për shitjen e organeve.

Çështja mbetet se ku janë trupat e serbëve të zhdukur dhe jo nëse u janë marrë atyre organet.
 
Pra nga hetimi i Taskë Forcës ka rezultuar se dikush prej Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së është përgjegjës.
 
Sipas burimeve të Express, aktakuza do të përfshijë ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK'së dhe ish-komandantë të zonave.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane