Trafikimi i organeve, EULEX: 7
kosovarë në hetim, edhe zyrtarë
Prokurori i Bashkimit Evropian ka shtuar më tepër akuza kundër shtatë kosovarëve lidhur me një skemë të trafikimit ilegal të veshkëve, derisa ka shfaqur pretendime se të dyshuarit kryesorë ishin konsultuar me zyrtarë të lartë qeveritarë për planet për të kryer transplantime, raporton agjencia AP nga Prishtina.
Prokurori i Bashkimit Evropian ka shtuar më tepër akuza kundër shtatë kosovarëve lidhur me një skemë të trafikimit ilegal të veshkëve, derisa ka shfaqur pretendime se të dyshuarit kryesorë ishin konsultuar me zyrtarë të lartë qeveritarë për planet për të kryer transplantime, raporton agjencia AP nga Prishtina.
Ky është njëri nga rastet më të njohura të skandaleve me trafikim të organeve, që ka ndodhur në Ballkan në vitet e fundit, dhe në akuzat e shtuara, për të parën herë, prokurori pretendon për një lidhje ndërmjet të dyshuarve në grupin e transplantimit dhe zyrtarë të nivelit të lartë të Kosovës.
Të dyshuarit, përfshirë edhe ish zyrtarin e Ministrisë së shëndetësisë së Kosovës, Ilir Rrecaj, janë të dyshuar se kanë përfituar afro një milion dollar nga kjo skemë, në periudhën 2008-2009.
Të shtatë të akuzuarit i kanë hedhur poshtë akuzat.
Prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, në aktakuzën e zgjeruar dje, të cilën agjencia AP thotë se e ka në disponim, thekson se të dyshuarit i kanë nxjerrë veshkët nga donatorët e varfër, përfshirë turqit dhe rusët, të cilët ishin joshur me premtime financiare.
Marrësit e veshkëve ishin njerëzit nga Izraeli, Kanadaja dhe Gjermania, që kishin paguar deri në 100 mijë dollarë për transplantim. Pretendohet se janë kryer së paku 48 transplantime të veshkëve.
“Këto plane, shqyrtimet dhe përgatitjet...përfshinin konsultime të përsëritura dhe disa takime me zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës”, thuhet në aktakuzë, siç transmeton Evropa e Lirë.
Associated Press mëtutje raporton se transplantimet e organeve në Kosovë janë të ndaluara.
Në aktakuzën e zgjeruar theksohen edhe lëndimet e rënda trupore, mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve.
*Marrë nga Indeksonline
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.7%
-
Të gabuar
19.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 2507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet
26 Shtator, 22:53
-
Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin
26 Shtator, 22:52
-
Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon
26 Shtator, 22:35
-
‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut
26 Shtator, 22:25
-
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europën Juglindore
26 Shtator, 22:20
-
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike
26 Shtator, 22:06
-
Debate në FRONTLINE/ Muça përplaset me Burimin: Ju ka marrë ferra uratën, mos po kërcënon? Nuk jam i rrjedhur! Nurja: dënim i rëndë Hoxha: Do vinte një ditë
26 Shtator, 21:57
-
'Spitali i vdekjes', Onkologjiku pa ilaçe dhe me aparatura të prishura!
26 Shtator, 21:55
-
Shqipëria dhe Suedia forcojnë bashkëpunimin për reformat në sistemin penitenciar
26 Shtator, 21:50
-
Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!
26 Shtator, 21:29
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë edhe aeroportin
26 Shtator, 21:28
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26