Policia e Korçës ka vënë në pranga 43-vjeçarin Gramoz Diko, pasi është kapur nga uniformat blu të policisë së kufirit e migracionit duke transportuar municione nga Greqia për në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia, bëhet e ditur se Gramoz Diko, 43-vjeç, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, mbi fshatin Skorovodë të rrethit Kolonjë, duke trasportuar një sasi prej 505 copë fishekë model 54, dhe nje krehër pistolete bosh model 54, të cilat i'u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale,gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të tij.
Diko këto municione dyshohet se i ka trafikuar nga shteti Grek dhe i ka kaluar drejt Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme duke përdorur kufirin e gjelbër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com