Trafikonin drogë e armë nga Amerika e Jugut në Belgjikë, 18 në pranga, 12 prej tyre, shqiptarë

Trafikonin drogë e armë nga Amerika e Jugut në Belgjikë, 18 në pranga, 12 prej tyre, shqiptarë

12 shqiptarë dhe 6 të huaj, pjesëtarë të një organizate kriminale, u arrestuan nga autoritetet belge në një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar që merreshin me aktivitet të trafikut të drogës dhe armëve nga Amerika Latine në drejtim të Europës, kryesisht në Belgjikë.

Pjesë e hetimit kanë qenë edhe autoritetet shqiptare, të cilat kanë ndihmuar në lokalizimin e shqiptarëve, ku u kontrolluan 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antëerpit. Organizata kriminale në fjalë drejtohej nga shqiptarët, të cilët e kishin kthyer ne biznes të rëndësishëm kriminal.

Ky hetim nisi në vitin 2022 në Belgjikë dhe fillimisht ishte fokusuar në trafikun e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse, por me kalimin e kohës rezultoi se banda ishte përfshirë edhe në kontrabandën dhe trafikun e drogës.

Të arrestuar janë
Valdrin Markaj, 45 vjeç
Vitor Berisha,  49 vjeç,
Fatos Markaj,52 vjeç
Sami Berisha, 64 vjeç
Nehat Berisha,42 vjeç,
Flamur Delic, 34 vjeç
Fatmir Delic, 60 vjeç
 Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis  50 vjeç
Bujar Hoxha 50 vjeç
Gezim Shabani 41 vjeç
Alban Ferma  29 vjeç
Artan Vigani 42 vjeç 

Njoftimi i Policise

'Policia e Shtetit/Hetime dhe operacione të përbashkëta me homologët, për goditjen e krimit të organizuar. 

Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës, operacioni policor i koduar “Antwerp”. 

Operacioni, për shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë. 

Gjatë operacionit janë vënë në pranga në Belgjikë, 18 shtetas, pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë. 
 
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuiar operacioni policor i koduar “Antwerp”. 

Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit. 

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me Policinë shqiptare, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas (12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.        

Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë:   

V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç.  

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit.'- njoftim policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deputeti: 11/01/2024 05:58

    Gjith keto berish ne xhiro ...

    Përgjigju
  • Ali: 11/01/2024 01:17

    Mush burgjete me shqiptare. Lanen nam Vetum italija ka ja pesmi te burgosure shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë