Zbardhet Skema/ Ja si trafikantët shqiptarë paguheshin nga organizatori egjiptian për dërgimin deri në kufij

Zbardhet Skema/ Ja si trafikantët shqiptarë paguheshin nga organizatori egjiptian për dërgimin deri në kufij

Mphamed Alfahek dhe Ahmed Kensova

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni "Damask" i Sektorit të Hetimit të Trafiqeve të Policisë së Tiranës, ku u arrestuan 15 persona për trafikim emigrantësh, në mesin e të cilëve edhe 2 organizatorët kryesor egjiptianë. Njëri prej tyre, Mohamad Alfahek, burime bëjnë me dije se kishte rolin e shpërndarjes së parave te trafikantët shqiptarë që transportonin emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të kufirit të gjelbër me Kosovën dhe Malin e Zi me fouristrada ose me furgon.

E gjitha funksiononte përmes një skeme të sofistikuar. Fillimisht, Alfahek pajiste emigrantët që vinin nga Egjipti dhe Siria me një kod disa shifror, të cilin emigrantët më pas ua jepnin transportuesve shqiptarë në momentin që kalonin me sukses në anën tjetër të kufirit.

Transportuesit shqiptarë të emigrantëve vinin në Tiranë takonin egjiptianin Mohamad Alfahek dhe përmes këtij kodi vërtetonin se puna ishte kryer dhe emigrantët e paligjshëm e kishin kaluar kufirin. Në këtë moment Alfahek kryente pagesat për ta, të cilat variojnë nga 300 deri në 500 euro, para të cilat më herët i merrte nga emigrantët, në shifra që shkonin deri në 1500 euro, pjesën më të madhe të të cilave i mbanin organizatorët kryesorë.

Shkatërrimi i grupit kriminal u krye më 15 tetor nga Sektori i Hetimeve të Trafiqeve në Policinë e Tiranës, përmes një operacioni të gjerë të koduar “DAMASK’, ku u arrestuan 15 persona, në mesin e të cilëve edhe pronari i një biznesi të dhënies së makinave me qira në Rinas, Dashamir Kullaj. Hetimet e nisura 12 muaj më parë identifikuan 24 në total, 5 prej të cilëve u arrestuan më herët, duke e çuar në 20 numrin e të ndaluarve dhe 4 të tjerë të shpallur në kërkim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik