TIRANE - Pas një hetimi disa mujor Prokuroria e krimeve të rënda në bashkëpunim më pol shteti arritën të shkatërrojnë një strukturë të mirëorganizuar të trafikimit të qenieve njerëzore drejt vendeve të BE-së. Në pranga ranë 6 persona, mes të cilëve 3 të arrestuar në Shqipëri dhe 3 të tjerë në Londër.

Trafikimi zhvillohej nga Shqipëria në drejtim të Francës duke shfrytëzuar liberalizmin e vizave, e më pas në mënyrë të paligjshme duke kaluar tunelin e Lamashit ndërmjet Francës dhe Anglisë, shkonin në këtë të fundit.

Në lidhje me këtë operacion në një deklaratë për mediat Policia e Shteti, dha detaje për arrestimin e shqiptarëve.

Të arrestuarit janë Hazir Maçi 46 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, Shaqir Saliu 37 vjeç, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë, Agron Peçaku 39 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Për kalimin e paligjshëm të kufijve të personave të interesuar, shqiptarët merrnin një pagese prej 10 mijë euro.

Ndërkaq, vazhdon hetimi në bashkëpunim me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar edhe për persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)