Policia e Peskarës arrestoi 45-vjeçaren Xhuljeta Petalli, pasi ajo ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Akuilës me 2 vjet dhe 11 muaj burg për trafik klandestinësh dhe skllavërim fëmijësh.
Në vitin 2002 policia e qytetit të Peskarës arriti të zbulojë një rrjet trafikantësh italo-shqiptarë, që merrej me dërgimin në mënyrë klandestine të fëmijëve shqiptarë në Itali.
Policia arriti të identifikojë 67 fëmijë të dërguar ilegalisht në Itali. Nisja e fëmijëve bëhej me traget nga porti i Durrësit. Fëmijët shoqëroheshin nga çifti Petalli në drejtim të Barit dhe Ankonës.
Rreth 30 prej tyre ishin dërguar ilegalisht në Itali për t’u bashkuar me familjarët e tyre, që gjithashtu jetonin pa dokumenta në Itali. Disa fëmijë ishin adoptuar në mënyrë të kundërligjshme nga çifte italiane pa fëmijë, ndërsa më fatkeqët thjesht u ishin shitur organizatave kriminale shqiptare për t’u përdorur në Itali si lypësa, hajdutë apo për të kënaqur epshet e pedofilëve italianë.
Enrico De Simone, ish shefi i skuadrës së lëvizshme të policisë së Peskarës në kohën e trafikut, ngul këmbë që në disa raste fëmijët shqiptarë, kryesisht të komuniteteve rome dhe egjiptiane janë përdorur edhe për t’u marrë organet me qëllim shitje në tregun ilegal të organeve.
Gjithsej u përballën me drejtësinë 15 të pandehur italianë e shqiptarë. Nga pala italiane ishte një avokat i shquar dhe një ish karabinier special. Nga pala shqiptare ndër të pandehurit binte në sy një polic dhe një agjent i SHIK-ut. Në përfundim të procesit gjyqësor në Itali me burg u dënuan vetëm Xhuljeta Petalli dhe i shoqi Ramiz Petalli.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com