Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije këtë mbrëmje në emisionin Repolitix se mbrëmjen e djeshme është arrestuar një 31-vjecar, për trafikim droge në Itali. Ai u shpreh se arrestimi i Dorian Petokut nga Lezha, është bërë në orët e mbrëmjes në zonën e ish-Bllokut, në ish-lokalin e quajtur "Rovena".
Teksa tema e emisionit vërvitet rreth mafias shqiptare dhe mënyrës sesi paraqitet ajo në mediat ndërkombëtare, gazetari investigativ dha këtë shembull pikërisht për të demonstruar se ekzistojnë vetëm grupe të vogla kriminale të cilat janë më të lehta për t'u gjurmuar dhe shkatërruar.