TIRANË - A1Report siguron materialin e prokurorisë, sipas të cilit infiltrimi i dy agjentëve sekret të policisë ka zbuluar grupin e strukturuar kriminal të trafikut të qenieve njerëzore arrestuar pak ditë më parë në Shkodër dhe Tiranë.

Agjenti me emrin e koduar Arbër Koreshi dhe Agjenti X i cili ka survejuar në distancë takimet me përfaqësuesen e trafikantëve Sofie Pepajn, fillimisht janë interesuar tek Pepa për të udhëtuar si emigrant, teksa kjo e fundit i ka siguruar udhëtimin kundrejt 20 mijë dollar.

Sipas materialit të akuzës gjithçka ka nisur në 4 shkurt të këtij viti dhe me Pepajn zonjën nga Shkodra e cila ishte pika e kontaktit me klientët ka pasur plot 6 takime me agjentin e infiltruar dhe këto takime janë survejuar në distancë nga agjenti x.

Sofija ka zbuluar dhe itinerarin e trafikut ku fillimisht shqiptarët shkonin në Itali, e më pas aty pajiseshin me një pasaportë italiane dhe udhëtohej për në Amerikë por si kusht ishte që personat duhet të dinin pak italisht.

Por dhe pse ishin një grup trafikantësh të jashtligjshëm veprimet e tyre për të bindur klientët shkonin deri aty sa Sofija paratë i merrte nëpërmjet një llogari të përbashkët bankare në emrin e saj dhe të klientit i cili do të udhëtonte për në BE apo Amerikë me ndihmën e grupit.

Pasi Sofia mbaronte këto raporte me klientët e gjetur, takimet transferoheshin në tiranë e pikërisht në zonën e njohur si ushtari panjohur aty ku uniformat blu arrestuan më pas në flagrancë Bajram Xhaja e Kujtim Emirin.

Për 5 trafikantët e arrestuar gjykata e krimeve të rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa pritet që në përfundim të hetiemve pasi prokuroria dyshon se ka dhe persona të tjerë të implikuar ata të dalin në gjyq.