Trafiku, Didi: Të huajt shfrytëzohen
në Shqipëri, shqiptaret në Kosovë

Trafiku, Didi: Të huajt shfrytëzohen<br />në Shqipëri, shqiptaret në Kosovë
TIRANE-  Kur trafikimi i qënieve njerëzore është prioritet për t'u luftuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi flet për një trend të ri. Shqiptarët që shfrytëzojnë shtetas të huaj për të punuar në Shqipëri.

Rasti i fundit janë shtetas nga Filipinet të cilët janë sjellë në Shqipëri nëpërmjet Kosovës për tu shfrytëzuar për punë.

""Trafikimi realizohet nëpërmpjet kalimit të ligjshëm të kufirit shtetëror duke shfrytëzuar qarkullimin e lirë pa viza. Një treg në rritje është dhe shfrytëzimi me pune i shtetasve të huaj , konkretisht gjatë vitit 2012 ka patur një rast trafikimi të dy shtetasve të huaj meshkuj nga Filipinet, të trafikuar në Kosovë dhe më pas në Shipëri me qëllim shfrytëzimin me punë, në restorantë si kuzhinier gjatë vitit 2013”, ka deklaruar drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.


Por nga ana tjetër edhe të dhënat për destinacionin në hartën e trafikut të femrave shqiptare janë përmbysur. Tashmë, destinacioni i viktimave të prostititucionit po bëhet gjithnjë e më shumë Kosova. Deklarata është kryer nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, në seminarin për trafikimin e qënieve njerëzore.

Shqipëria vazhdon të jetë ende vend origjinë për viktimat e trafikimit me vende dhe destinacionë në përgjithësi vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia dhe Italia. Mënyra tradicionale e rekrutimit të tyre është ajo e ofrimit të punës si valltar/valltare nëpër bare dhe lokale të ndryshme dhe më pas përfshirja e tyre në aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.


OSBE: LUFTA E TRAFIKIMIT NJEREZOR TE JETE PRIORITET
Zëvendësambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Witlon ka konfirmuar vendosmërinë e përbashkët për të qenë në krye të përpjekjeve për të luftuar trafikimin e personave
Sipas tij, lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore e veçanërisht për fëmijët duhet të jenë prioritet në luftën kundër trafikimit!

Zv. ambasadori i OSBE-së, Wilton gjatë fjalës së tij nënvizoi se “lufta ndaj trafikimit dhe rritja e ndjekjeve penale ndaj personave që trafikojnë duhet të jetë prioritet.

Por  “Ndjekja penale e trafikimit nuk mund të pengojë ndjekjen e të drejtave të njeriut për të trafikuarit" nënvizoi ai duke shtuar se duhet të merren masa të posaçme, kryesisht ndaj fëmijëve të trafikuar.

Për Wilton bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Ministrisë së Brendshme është “për të arritur objektivin e përbashkët, zhdukjen e trafikimit."

Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me autoritetet për luftën kundë trafikimit njerëzor”, ka vijuar Wilton.

Ndërsa kreu i Policisë së Shtetit,  Artan Didi është shprehur se “Trafikimi i personave është fenomen kriminal”.

“Të fokusohemi më tepër në parandalimin dhe reduktimin e trafiqeve. Duhet të kemi qasje të veçantë ndaj viktimave të trafikimit, veçanërisht fëmijëve”, ka theksuar po ashtu Didi.

Ai ka nënvizuar se duhet “Të punojmë për riintegrimin e viktimave të trafikimit”.

Për Prokurorin e Krimeve të Rënda, Adnand Xholi, institucioni që ai drejton ka hetuar 31 raste të trafikut të femrave dhe për 14 minorenë.

GJEBREA: DO TË NGREMË TASK-FORCË PËR LUFTËN KUNDËR TRAFIKUT TË PERSONAVE 

Ndërsa, koordinatorja e për trafikimin, zëvendësminstria e Brendshme Elona Gjebrea, ka kërkuar bashkëpunimin zinxhir të institucioneve për goditjen e fenomenit dhe ndëshkimin maksimal të autorëve.

“Ky është vërtet një realitet therës shoqëror që kërkon dita ditës rritje të shkallës së përgjegjshmërisë dhe vëmendjes nga çdo individ që është pjesë e strukturave të zbatimit të ligjit. Individë me dëshirë të pakontrolluar për përfitim kërkojnë me çdo kusht të pasurohen dhe persona me problematika të ndryshme ekonomike dhe sociale bien pre e rrjeteve kriminale të përfitimit. Dhe forca që e zhbën këtë fenomen, e zhbën këtë lidhje, është proaktiviteti i strukturave shtetërore. Këto akte duhet në radhë të parë të parandalohen e sigurisht qëllimi fundor është ndëshkimi i trafikantëve dhe puna intensive për ri-integrimin e viktimës”, është shprehur Gjebrea.

“Ende sot vijojmë të flasim për hetimet pro-aktive, të cilat, të paktën në dijeninë time janë në nivele minimale. Vëzhgime të tilla vijnë edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët në të gjitha raportet e tyre monitoruese kanë të njëjtin lajtmotiv: “rritja e hetimeve proaktive”. Ri-sjell në vëmendjen veçanërisht të policisë, të cilët janë të detyruar në bazë edhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave të kryejnë intervistimin formal të viktimave të trafikimit të cilat kanë vullnetin për t’a kryer atë”, vijoi Gjebrea.  
Gjebrea e ka vënë sidomos theksin tek trajtimi i personave pas trafikimit.

“Prokuroria nga ana e saj ka një detyrim gjithashtu për të siguruar që viktima ka marrë garancitë për mbrojtje. Deri sot vetëm një rast ka arritur të marrë mbrojtje nga programi i mbrojtjes së dëshmitarit dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Vëmendja e prokurorit duhet të jetë si për ndjekjen e çështjes ashtu edhe për viktimën, interesi për situatën e viktimës duhet të vlerësohet me vëmendje”, tha zv/ministrja.

Për identifikimin më efektiv të rasteve, Gjebra theksoi se janë ndërmarrë hapat e parë për ngritjen e një Task-Forcë kundër trafikimit të personave.
 
 “Janë ndërmarrë hapat e parë për ngritjen e një Task-Force kundër trafikimit të personave, si një grup i përhershëm konsultativ me pjesëmarrjen e të gjitha strukturave kyçe si Policia, Prokuroria, Gjyqësori dhe me kontributin e organizatave partnere me eksperiencë në fushën e zbatimit të ligjit. Praktika e deri më tanishme ka demonstruar se rastet e trafikimit kalojnë në një zinxhir veprimesh dhe referohen nga një institucion në tjetrin dhe në mungesë të një bashkëveprimi dhe koordinimi të mirë midis tyre mund të dëmtohet i gjithë procesi”, tha Gjebrea.
 
Redaksia online
(bg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit