Trafiku drejt Turqisë,kapen 260 kg
drogë në Kapshticë, pranga turkut

Trafiku drejt Turqisë,kapen 260 kg<br />drogë në Kapshticë, pranga turkut
Policia kufitare në Kapshticë goditi këtë të martë një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike që niste nga Shqipëria me destinacion Turqinë.
 
253 pako me lëndë narkotike me një peshë prej 260 kg kanabis sattiva u sekuestruan nga policia ndërsa shoferi turk i kamionit trajler u arrestua në flagrancë.
 
Lënda narkotike sipas policisë, ishte ambalazhuar me pako prej më tepër se 1 kilogramë secila. Lënda narkotike u kap gjatë kontrollit në skaner nga dogana në vijën e dytë të kufirit.
 
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë kontrollit të mjetit kamion të markës “Renault” me ngjyrë të kuqe, me targa turke 34 BZ 5293, e drejtuar nga turku Sismek Kulakoglu, është krijuar dyshimi për trafik të lëndëve narkotike.
 
Menjëherë pas kontrollit me skaner është zbuluar edhe sasia e drogës. Lënda narkotike ishte fshehur në dyshemenë e kamionit në një shtresë të posaçme të dyfishtë të krijuar për të.
 
Policia ka shpërndarë pamjet që i përkasin pikërisht momentit kur efektivët e policisë prangosin shoferin turk të kamionit, Sismek Kulakoglu, ku tregohet edhe shtresa dyfishe e krijuar në dyshemenë e kamionit.
 
Ndërkohë Report Tv disponon foton e urdhrit të doganës për kryerjen e skanimit të këtij kamioni, pas ngritjes së dyshimeve se mjeti mund të ishte përfshirë në një situatë trafiku.
 
Pas ndalimit të shoferit turk, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për të identifikuar edhe persona të tjerë të mundshëm të përfshirë këtë linjë të trafikut të drogës.

Ja komunikata e policisë Korçë
KAPSHTICË. Policia Kufitare, godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Gjatë skanimit konstatohen 253 pako me peshë rreth 260 KG , lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sattiva".  Arrestohet në flagrancë drejtuesi i kamionit,që transportonte lëndën narkotike. Në vijim të punës së përbashkët, në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Doganën që mbikqyr Skanerin dhe Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP- Korçë, kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit turk: Simsek Kulakoglu, 50 vjeç, lindur në Kilis Turqi.  Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar, mjetin tip kamion të markës “Renault” me ngjyrë të kuqe, me targa 34BZ5293, të cilin ky shtetas drejtonte pasi kanë krijuar dyshime për trafik të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të detajuar nga Policia Kufitare, përfshi edhe procesin e skanimit të kryer nga Dogana, në pjesën e shasisë të karrocerisë të kamionit , janë konstatuar dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale : 253 (dyqind e pesëdhjetë e tre) pako, lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjellë, me letër alumini, me një peshë rreth 260 KG. Vijojnë veprimet për peshimin e saktë të lëndës narkotike, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

droga kapshtice

droga kapshtice

droga kapshtice

droga korce

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar