TIRANE- Një gjykatë në Jemen ka përgjysmuar dënimin  për dy marinarë shqiptarë të cilët në fillim të këtij viti u arrestuan për akuzën e trafikut të armëve, bën të ditur agjencia zyrtare e Jemenit, Saba.

Dy marinarëve i është reduktuar dënimi nga 6 në tre vjet, ndërkohë që një shqiptar i tretë është liruar për mungesë provash nga gjykata e Mukalla, kryeqyteti i provincës  Hadramaët.  Në shkurt tre marinarët u dënuan për trafik armës.  

Ata u arrestuan në dhjetor për akuzën e trafikut të  179.5 tonë armë dhe municione në bordin e një anije, në portin e Al Mukallë, ku anija ishte ndaluar për t’u furnizuar me karburant.

Anija e ngarkuar me municion dhe armë ishte nisur nga Greqia, u ndal në Durrës dhe më pas në Mal të Zi është ngarkuar me sasinë e armatimit të kontraktuar. Destinacioni përfundimtar ishte porti Um Kasrit në Irak ndërkohë që u kap në portin Al Mukallës, në bregdetin e Jemenit pasi autoritetet portale ngritën dyshime për trafik të armëve.
 
Mediat e Jeminit deklaruan se ndalimi u bë pasi ngarkesa e madhe me armatime dhe eksploziv bie në kundërshtim me ligjet e Jemenit si edhe me konventat ndërkombëtare. Sipas të njëjtave burime, ngarkesa është ndaluar që të mos shkonte për organizata të dyshimta apo grupe ilegale, pasi do të rrezikonte sigurinë e shoqërisë.
 
Anija Eos, me flamur moldav kishte kapiten shqiptarin Arif Bakillari, Mihal Cangonji oficer i parë, dhe kryemekaniku Nezir Shahaj. Ata u dënuan me 17 shkurt me 6 vjet burg secili.  Në bordin e anijes ishin 6 pjesëtarë , 2 grekë dhe një indian të cilët gjithashtu u dëuan.


(sg/shqiptarja.com)