Trafik armësh/ Shqipëri - Kosovë operacion të përbashkët! 14 të arrestuar, sekuestrohet arsenali! Në Tiranë vinin me autobusë, çmimi mesatar 1 mijë euro (EMRAT + FOTO+VIDEO)

Autoritetet në Shqipëri dhe Kosovë shkatërruan një rrjet të trafikut të armëve, nga Prishtina në Tiranë, por ka dyshime se ky grup ka arritur të tregtojë pistoleta për krimin edhe në vendet e Bashkimit Evropian.  Organi i akuzës në Tiranë dhe prokuroria speciale në Kosovë nisën hetime të përbashkëta prej fillimit të vitit 2024, dhe deri më tani 24 persona janë ndaluar në total, në territoret e të dy shteteve shqiptare. 

Nga policia e Tiranës janë 10 të ndaluar, ndërsa nga Policia e Kosovës, 14. Të arrestuar në Shqipëri janë  Euxhenio Manushi, Endri Papa e Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Mucalliu dhe Tonin Shkambi.  Bëhet fjalë për 14 të arrestuar dhe 60 armë zjarri të sekuestruara.

Armët dyshohet se vinin nga Turqia, modifikoheshin në Kosovë, e më tej drejt Tiranës transportoheshin me autobusë të linjës dhe vetura. Një armë shitej 1 mijë euro, një çmim mesatar ky, pasi në varësi të llojeve të armëve, vlera ndryshon. 

Operacioni i mbështetur nga agjencitë ndërkombëtare si EUROPOL dhe EUROJUST, u kodua “Çmontimi” dhe rezultatet e tij i njoftuan në një konferencë nga pika kufitare e Morinës, drejtori i policisë së Tiranës Elton Allushi dhe drejtori i operacioneve në Policinë e Kosovës, Blerim Rama. Kjo pikë nuk u zgjodh rastësisht, pasi drejtuesit e policisë theksuan njëzëri se pavarësisht lëvizjes së lirë të qytetarëve në kufi, për krimin janë ngritur barriera të forta dfhe të pakalueshme.

Në Kosovë autoritetet kanë arrestuar në vazhdimësi të përfshirë në këtë rrjet kriminal, hetimet për goditjen e tij janë në vijim, por rasti i parë që ngriti dyshime, ishte ndalimi i 2 kosovarëve në Merdarë nga policia serbe me armë Zoraki. 

Ndërkohë, goditja e parë në Shqipëri, grupit ju bë gjatë muajit maj, ku u arrestuan 4 persona, të gjithë banues në Kosovë, të cilët sapo kishin sjellë 10 armë me autobus nga Prishtina në Tiranë. 

Në total, gjatë hetimeve janë sekuestruar 64 armë zjarri dhe municione luftarake, ku 23 armë janë sekuestruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe 41 armë janë sekuestruar në Kosovë.

Ky rrjet sipas policisë është përfshirë edhe në trafikun e kokainës mes dy vendeve tona. Fakt që përforcohet edhe më tej nga emri i njërit prej anëtarëve të grupit,  Euxhenio Manushi, 20-vjeçari i arrestuar vetëm pak ditë më parë në Tiranë për shpërndarjen e kokainës te ish-parku i autobusëve, njohur si zona e Emiljano Shullazit.

Me goditjen e këtij grupi, zyrtarët e policisë së Tiranës dhe Kosovës, thanë se  parandaluan përdorimin e këtyre armëve për ngjarje të rënda kriminale

Te arrestuarit
Euxhenio Manushi, 20-vjeç
Endri Papa, 34-vjeç
Aurel Manreka, 28 vjeç
Gersi Llozha, 22 vjeç
Kleo Muçalliu 26-vjeç;
Tonin Shkambi, 53-vjeç

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me ndihmën e EUROPOL shkatërruan pas mbi nëntë muaj hetime, një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.

Hetimet datojnë në muajin shkurt të këtij viti, ku pas informacioneve të grumbulluara ne rrugë operative nga ana e Seksionit Për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë për dyshimin se shtetesi V.O. në bashkëpunim me persona të tjera, shtetas Shqiptarë dhe Kosovarë, kryejnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të amrëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë, u regjistrua procedimi penal nr.1167 për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti.

Duke qenë se ky grup përbëhej nga shtetas nga Kosova dhe Shqipëria, institucionet e dy shteteve nënshkruan në qershor të këtij viti ‘Marrëveshjen për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor’, mbështetur nga EUROPOL dhe nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe midis rajonit dhe BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Nëpërmjet këtij ekipi, autoritetet shqiptare dhe kosovare mundën të bashkëpunonin shpejt dhe lehtë, duke shkëmbyer informacione në kohë reale.

Në vijim të hetimeve, më datë 10.12.2024 rreth orës 21:00 dhe në vijim Policia e Kosovës në funksion të procedimit të përbashkët ka zhvilluar operacione policore ku ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera TIK. Ndërkohë që gjatë këtyre operacioneve u ndaluan/arrestuan 8 persona. Konkretisht shtetasit V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A.

Në koordimin me Policinë e Kosovës menjeherë rreth orës 03.00 e në vijim të datës 11.12.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave:

Euxhenio Manushi, 20-vjeç
Endri Papa, 34-vjeç
Aurel Manreka, 28 vjeç
Gersi Llozha, 22 vjeç
Kleo Muçalliu 26-vjeç;
Tonin Shkambi, 53-vjeç

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Trafik armësh Kosovë- Shqipëri! Drejtori i policisë Tiranë: Hetimet nisën në shkurt, një tjetër në kërkim

1734001193_konferenca.jpg

Fjala e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, gjatë konferencës së përbashkët me homologët e Kosovës, për operacionin e koduar “Çmontimi”.  

Jemi mbledhur sot në Morinë, për të prezantuar rezultatet e një operacioni të përbashkët policor, që dëshmon fuqinë e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Operacioni i koduar “Çmontimi” është një shembull i shkëlqyer i punës së koordinuar dhe i përkushtimit të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. 

Zgjodhëm Morinën për këtë konferencë, duke simbolizuar se ndërsa kufijtë janë hapur për qytetarët, për krimin janë ngritur barriera të forta dfhe të pakalueshme. 

Operacioni “Çmontimi” i mbështetur nga agjencitë ndërkombëtare si EUROPOL dhe EUROJUST u realizua nga skuadrat e përbashkëta hetimore operacionale që kombinojnë burime dhe ekspertizë të të dyja vendeve për të adresuar kërcënimet e përbashkëta. 

Ky bashkëpunim i bazuar në besim, përkushtim dhe profesionalizëm ka sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme në luftën kundër trafikimit të armëve dhe narkotikëve. Hetimet për finalizimin e dy fazave të këtij operacioni nisën në shkurt të vitit 2024, në Tiranë, pas  informacioneve informative të grumbulluara nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, për dyshimin se shtetasi V. O., në bashkëpunim me persona të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, ishin të përfshirë në trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, dhe të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, nga Shqipëria në Kosovë.

Në bazë të referimit të bërë nga Policia e Tiranës, Prokuroria regjistroi procedimin penal për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Në muajin maj 2024, në kuadër të këtij procedimi, u sekuestruan 10 armë zjarri dhe u vunë në pranga 4 shtetas, në Tiranë. 

Për të thelluar hetimet dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale, në qershor 2024, u ngrit një ekip i përbashkët hetimor me homologët e Kosovës, i mbështetuar nga EUROPOL DHE EUROJUST. Ky ekip realizoi operacione të përbashkëta dhe shkëmbime informacioni që çuan në goditjen e plotë të grupit kriminal. 
  
Në total, gjatë hetimeve janë sekuestruar 64 armë zjarri dhe municione luftarake, ku 23 armë janë sekuestruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe 41 armë janë sekuestruar në Kosovë. Janë ndaluar gjithsej 10 shtetas, 6 prej të cilëve më datë 11.12.2024, iu është ekzekutuar masa e ndalimit me urdhër të prokurorit, konkretisht shtetasit:

Euxhenio Manushi,, 20 vjeç, i arrestuar disa ditë më parë me 1 kg kokainë, i cili rezultoi gjithashtu i amplikuar në trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri; 
Endri Papa, 34 vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç, Kleo Muçalliu, 26 vjeç dhe Tonin Shkambi, 53 vjeç. 

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi H. N. dhe vijon puna për kapjen e tij.   

Gjatë hetimeve është provuar se grupi kriminal vepronte në mënyrë të organizuar për trafikimin e armëve dhe lëndëve narkotike, mes dy vendeve tona. 

Ky procedim ka çuar në goditjen përfundimtare të këtij rrjeti dhe ka parandaluar përdorimin e armëve për aktivitete të tjera të rënda kriminale, duke kontribuuar në rritjen e sigurisë publike.

Për finalizimin me sukses të këtij operacioni gjej rastin të falënderoj kolegët tanë nga Kosova, për bashkëpunimin dhe profesionalizimin, Prokurorinë e Tiranës, dhe agjencitë ndërkombëtare si  EUROPOL dhe nga Projekti  EUROJUST, për mbështetjen e dhënë. 
 
Ky model bashkëpunimi i dakordësuar dhe gjatë takimit të përbashkët mes dy Drejtorëve të Përgjithshëm Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Kolonel Gazmend Hoxha, ka prodhuar rezultate konkrete në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe do të shtrihet në fusha të tjera me interes të përbashkët  

Ora 12:07
Trafiku i armëve Kosovë - Shqipëri/ Pistoletat vinin nga Turqia, Në Tiranë me autobusë ose vetura

1734001994_1733997633operacioniipolisiceperarmet3.jpg

Shqiptarja.com mëson detaje lidhur me trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema informon se armët vinin drejt Tiranës me autobusët e linjës por dhe me vetura,

Ndërkohë trafiku i armëve drejt Bashkimit Europian bëhej nga Kosova përmes një linje tjetrë.

Një pjesë e pistoletave vinin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosovë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenci: 12/12/2024 11:55

    PËRVEÇ KALLASHIT DHE ÇIFTES QË I KA ÇDO SHPI SHQIPTARI..... ATO TË TJERAT JANË PUSHKË ME AJËR QË I BLE LETESISHT NË INTERNET.... DHE ATO PISTOLAT JANË ZHURMUSE E SHITEN TE TREGU ÇAMË.....E NA DALIN NËPËR ANALE E SHESIN MEN KEMI KAP GRUP TË MADH... AD SYBARDHASH...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur

Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur