TIRANE- Superaksioni i prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për bllokimin e mbi 100 kg kokainë dhe përzierës, zbulimin e një laboratori të madh dhe arrestimin e 9 personave, ka pasur në prapavijë dy prokurorë Gjermanë. Pas sinjalizimeve nga homologët e tyre shqiptarë, të cilët u kanë konfirmuar se kishin rënë në gjurmët e disa prej anëtarëve të grupit kriminal që vetë Gjermanët kërkonin me doemos ti kapnin,dy prokurorë Gjermanë kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës, në ditët e para të këtij viti.
Mësohet se ata kanë marrë kontakte me prokurorët Eugen Beci dhe Olsian Çelaj dhe vetë drejtorin e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit Haki Çako, duke analizuar me imtësi të gjitha provat dhe vetë mënyrën se si do të hynte policia në aksion. Ditën e arrestimit, prokurorët Gjermanë mësohet ta kenë ndjekur operacionin me shumë vëmëndje, ndërkohë që bashkë me ta ka qënë dhe një oficer kontakti i ambasadës Gjermane në Tiranë. Kanë që vetë dy prokurorët Gjermanë ata që kanë insistuar më tepër që sasia e drogës e futur në Shqipëri nga “Qafë-Thana”, të lejohej nga policia për të parë ku ishte destinacioni i saj dhe personat e e kishin porositur.
/Shqiptarja.com