Trafiku i drogës Brazil-Shqipëri-Itali/ Kreu i organizatës hyri garant te bosi brazilian për vonesat e shqiptarëve: Na furnizojnë me kanabis! Do jua japin paratë

Trafiku i drogës Brazil-Shqipëri-Itali/ Kreu i organizatës hyri garant te bosi brazilian për vonesat e shqiptarëve: Na furnizojnë me kanabis! Do jua japin paratë

Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni që zbuloi trafikun e drogës mes Brazilit, Shqipërisë dhe Italisë. Teksa i janë komunikuar masat e arrestit për 24 personat ndërsa mes tyre del emri i shqiptarit Ersido Shkurti, 29 vjeç, roli i të cilit ishte i rëndësishëm.

Ai merrte drogën dhe ia dërgonte një grupi tjetër. Nga hetimet është zbuluar se bosët e kokainës nga Brazili ankoheshin se shqiptarët vononin pagesat. I riu shqiptar vononte pagesat dhe nxirrte justifikime, por pinjolli i familjes së famshme Bellocco kishte hyrë garant te bosi brazilian se nuk do të mungonte pagesa nga shqiptarët.

Nga operacioni ‘Magma 2’, Umberto Belloco është konsideruar si kreu i organizatës që garantonte trafikantët e Amerikës së Jugut për fitimet nga trafiku i drogës në Evropë. Në momentin kur Ersido Shkurti nuk ia kishte dalë me shlyerjen e pagesave, Umberto i doli garant tek furnizuesit.

Kokaina e ardhur nga Brazili ruhej në Zvicër. Droga merrej nga magazina zvicerane dhe transportohej në Mantova, në bazën e shqiptarit. Ata kryenin marrëveshje që grupi blerës të paguante 2 muaj pas rifurnizimit. Nga hetimet që janë publikuar nga mediat italiane, Shkurti kërkonte kohë dhe nervozonte palën tjetër.

Duke qenë se kishte shumë mungesa, Umberto Belloco ndërhyri te brazilianët sepse nuk donte konflikte të përgjakshme për të mos humbur furnizimet me kanabis që ia garantonin vetë shqiptarët. Në rastin kur Belloco ndërhyri, grupi shqiptar ishte 5 muaj vonesë me pagesat.

“Shqiptarët na japin 200-300 kilogramë… dhe vijnë të marrin paratë edhe pas shtatë-tetë muajsh. Tani nuk mund t’i detyrojmë kaq shumë sepse ata mund të mendojnë se unë kam besim te ti dhe po të rri afër për këto para. Por, mos u shqetësoni, ne nuk do të humbasim… Unë ju jap fjalën time që do t’i keni të gjitha paratë, të gjitha! Nuk do të humbisni asnjë cent. Kur e them një fjalë, ajo është fakt, por mund të jetë që ata në shtator të na sjellin 40 mijë apo 20 mijë, më kuptoni? Nuk dua të më thuash “Bellocco më tha që t’i jap të gjitha paratë dhe më dha vetëm 20 mijë”!”, mësohet t'i ketë thënë Belloco.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën