Trafiku i naftës, zbulohet
dëmi prej 4 mln $ ndaj shtetit

Trafiku i naftës, zbulohet<br />dëmi prej 4 mln $ ndaj shtetit
TIRANË - Goditet hedhja në treg e 4 milionë dollarë naftë kontrabandë, në pronësi të kompanisë së Tonin Uldedaj, (ne foto) vëllai i ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedaj. Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e drejtuar nga Elisa Spiropali, duke zbuluar hedhjen e paligjshme në treg të 4400 tonë naftë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Doganave kanë bërë të ditur se, është pezulluar menjëherë edhe drejtori i doganës së Lezhës.

“Strukturat e Specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, në datën 2 tetor 2013, në Degën e Doganës Lezhë, kanë zbuluar hedhjen për konsum në mënyrë të paligjshme nga kompania ADA Petrol të 4400 tonë karburant gasoil”, kanë bërë të ditur burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të vëllait të ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedajt. Pronari, Tonin Uldedaj aktualisht këshilltar i djathtë në Bashkinë e Lezhës. Gjithashtu Gjok Uldedaj ka qenë kreu i Dhomës së Tregtisë. Burime për A1 Report dhe Shqiptarja.com, nga Drejtoria e Doganave kanë bërë të ditur se prej 9 muajsh në këtë kompani nuk kishte ushtruar asnjë kontroll nga punonjësit.
gjok uldedaj
(Në foto: Gjok Uldedaj, ish-deputet i PD-së në Shkodër)

"Sipas doganave, karburani ndodhej në depozitat në Shëngjin, në pronësi dhe përgjegjësi të kësaj kompanie që ishin plumbosur nga autoritetet doganore. Me hedhjen në treg në mënyrë të paligjshme të kësaj sasie karburanti është shmangur detyrimi doganor në shumën 388.920.165 lekë, një dëm i jashtëzakonshëm për buxhetin e shtetit", thanë burime zyrtare nga drejtoria e Doganave.

Sipas të dhënave, "kryetari i degës doganës Lezhë është pezulluar menjëherë nga detyra".

"Për kompaninë ADA Petrol është përgatitur kallzimi për veprën penale të “kontrabandës me mallra që paguajnë aksizë”, ndërkohe që po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor", përfundon deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme e Doganave.
ada petrol faksimile

(Në foto: Ekstrati nga QKR i kompanisë ADA Petrol)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik