Trafiku i organeve, Tv serb
publikon dëshminë e shqiptarit

Trafiku i organeve, Tv serb<br />publikon dëshminë e shqiptarit
BEOGRAD- Në ditën kur ndërkombëtarët i dhanë fund pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës stacioni publik serb RTS publikon një video ku shfaqet një dëshmitar që rrëfen në detaje operacionin për transplantin e një zemre mbi një pacient shtetas serb me moshë rreth 20 vjecare.

Operacioni, në të cilën ka marrë phjesë dhe ai, thuhet se është kryer në afërsi të qytetit verior shqiptar të Kukësit-por pa dhënë asnjë sqarim se si arriti deri në këtë spital, kush e çoi, kush e shoqëroi dhe të dhëna të tjera mbi vendin ku u krye ndërhyrja. Ajo që të bën përshtypje në këtë histori është fakti se dëshmitarit i duken vetëm trupi dhe duart dhe në asnjë moment fytyra. Ai shfaqet i veshur me një tshirt me mëngë të gjata dhe shpjegon në detaje mënyrën së si iu transplantua zemra të riut serb. Për këtë procedurë mjekësore dëshmitari shprehet se ishte trajnuar pak ditë para operacionit ku një mjek i kishte thenë se duhej kryer një prerje kirurgjikale nga fyti deri ne fund të brinjëve. Dëshmia është dhënë në gjuhen shqipe por e titruar serbisht.

Dëshmitari shpjegon në detajet procedurën mjekësorë të kryer për këtë rast dukë pohuar se në vendin e ngjarjes ndodheshin dhe dy mjekë të cilën kishin një kuti ftohjeje të përgatitur për tranpsortin e organeve.

"Ata më dhanë një bisturi. Kam vënë dorën time të majtë në gjoksin e tij dhe fillova prerjen, Kur bisturia arriti ne afërsi te brinjës së poshtme gjaku filloi te rridhte" rrëfen dëshjmitari të cilit në asnjë moment nuk i shfaqej fytyra ndërsa zeri vazhdimisht i sinkronizhej i shtrembëruar.

"Sapo kam prerjen me bisturinë pacienti një i ri rreth 20 vjec ka filluar të ulërasë duke mu lutur për të mos e vrarë , më pas ai humbi vetëdijen. Nuk e di nëse i ra të fikët apo vdiq" theksoi dëshmitari.

Më tej ai vijon se pasi mbaroi prerjen e parë dy mjekët e pranishëm i thanë për të bërë mbi trupin e pacientit një tjetër prerje kryq mbi prerjen e parë, këtu dora ime u lëkund por mjekët më thanë të mos shqetësohem.

Një mjek kishte harruar gërsherët, por dëshmitari tregon se i thanë se mund të përdorej bajoneta e një kallashnikovi për të prerë brinjët, duke i paralajmëruar që të bëjnë kujdes të mos dëmtojnë zemrën.

Më pas një tjetër doktor vuri duart në trupin e prerë, dhe mori zemrën. Dëshmitari thotë se mjekët s’kishin as peceta higjenike dhe në vend të tyre përdornin rrjeta najloni për të ndaluar gjakderdhjen.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi