TIRANE- Respektimi i të drejtave të viktimave të trafikimit në Shqipëri, do të jetë sot në qendër të takimit që zhvillohet me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Aktiviteti me sloganin “T’i japim fund stigmës” i cili organizohet në Sallën “LIRIA” në Tiranë (ish-kinoklubi i Qytetit Studenti) u përshëndetet nga  Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Ministri Tahiri tha se trafiku i qënieve njerëzore është problem dhe plagë e shoqërisë që ka penalizuar vendin tonë në këto dy dekada tranzicion dhe kërkoi bashkëpunimin e studentëve për të luftuar këtë trafik.  

“Mekanizmat për luftën e trafikut të qënieve njerëzore nuk kanë qenë ato që duhej të ishin. Kemi nevojë të rikonceptojmë këtë luftë, fillimisht nga pikëpamja e fenomenit më pas zgjidhje.” – nënvizoi Tahiri.

Ai shtoi se ky trafik nuk mund të luftohet vetëm me mjete policore.   “Trafiku i qënieve njerëzore është i pandashëm nga dhuna. Nuk luftohet me mjete policore nuk kemi mundësi, por me mjete shoqëerore. Sa jemi të përgatitur ta luftojmë me mjete ekstra policore duke nisur nga refuzimi për shfrytëzimin e minorenëve. “

Ai shtoi se ky trafik nuk mund të luftohet vetëm me mjete policore.    
   
“Trafiku i qënieve njerëzore është i pandashëm nga dhuna. Nuk luftohet me mjete policore nuk kemi mundësi, por me mjete shoqëerore. Sa jemi të përgatitur ta luftojmë me mjete ekstra policore duke nisur nga refuzimi për shfrytëzimin e minorenëve. “

Ministri tha se nga pikëpamja qeverisëse vendi ka arritur dhe arritje e dështime ndërkohë që foli dhe për përfshirjen e grupeve të studentëve në praktikat që ka policia e shtetit për identifikimin e viktimave të trafikut në pikat kufitare.

“Në këto dy muaj kemi arritur të stabilizojmë dhe ta ngremë këtë çështje në nivelin e alarmit publik. Kemi ndërtuar rrjetin e shoqërisë civile që monitoron detyrën tonë në kuadër të kësaj lufte.  Kemi diskutuar dhe mundësinë që grupe studentësh mund të bashkohen në praktikat që ka policia e shtetit për identifikimin e viktimave të trafikut në pikat kufitare.”

Tahiri shprehu besimin se Shqipëria këtë vit do të dalë nga lista e shteteve nën vëzhgim të raportit të Departamentit Amerikan por nënvizoi nevojën që kjo luftë të jetë e qëndrueshme. Për këtë ai kërkoi ndihmën e studentëve.

"Jemi këtu për të kërkuar ndihmë sepse rezultatet arrihen vetëm duke qenë bashkë. Kam besim se në raportin e ardhshëm të DASH, Shqipëria do të arrijë të dalë nga lista e shteteve nën vëzhgim. Po bëhen përpjekje për të luftuar me sukses dhe në mënyrë të qëndrueshme trafikun e qënieve njerëzore. “

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe Koordinatorja Kombëtare për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, znj.Gjebrea, shefi i Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale, z.Dragoti, si edhe Drejtorja ekzekutive e organizatës “Të ndryshëm dhe të barabartë”, znj.Meshi.

Aktiviteti organizohet nga  Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale si dhe Organizatën “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)