Polica Rrugore e Elbasanit kanë shtuar vigjilencën për menaxhimin e trafikut për të gjitha mjetet që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset "Qafë Thanë-Elbasan dhe "Rrogozhinë-Elbasan".

Me anë të një njoftimi Rrugorja bën apel për drejtuesit e makinave që të kenë kujdes me shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë dhe mos të kryejnë parakalime të gabuara.

Ata theksojnë që drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor të që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.

Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan.

Ndërkohë, përfundimi i pushimeve për festat e fundviti, ka kthyer shqiptarët në shtëpitë e tyre, gjë e cila ka krijuar trafik të rënduar në aksin Prrenjas- Librazhd dhe Librazhd -Elbasan, tek rrethrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, si dhe aksi Peqin -Elbasan.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Elbasan/ Trafik i rënduar në disa akse, forca të shtuara policie për të menaxhuar situatën

Përfundimi i pushimeve për festat e fundviti, ka kthyer shqiptarët në shtëpitë e tyre, gjë e cila ka krijuar trafik të rënduar në aksin Prrenjas- Librazhd dhe Librazhd -Elbasan.

Po ashtu, trafik i rënduar është krijuar edhe tek rrethrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, si dhe aksi Peqin -Elbasan.

Policia ka shtuar forcat në terren për të manaxhuar trafikun.