Trafiku i veprave të artit, Gjergji
Thimo donte të ngrinte muze
Është një nga aksionet që ka krijuar më shumë bujë në media. Policia thotë se ka arritur që të kthejë pranë shtetit mbi 1200 vepra arti, mes tyre 229 ikona kishtare, 4 piktura murale, 522 piktura bronzi dhe 322 objekte të ndryshme.
Është një nga aksionet që ka krijuar më shumë bujë në media. Policia thotë se ka arritur që të kthejë pranë shtetit mbi 1200 vepra arti, mes tyre 229 ikona kishtare, 4 piktura murale, 522 piktura bronzi dhe 322 objekte të ndryshme.
Në pranga kanë përfunduar Arben Spaho dhe Gjergji Thimo.
Por Thimo nuk është një personazh i panjohur për publikun. Mediat kanë realizuar me dhjetëra shkrime e kronika për këtë njeri. Ai lavdërohej për koleksionin e tij gjigand me ikona dhe objekte të tjera me vlerë.
Madje deklaronte se i kishte rezistuar ofertave që i ishin bërë nga Greqia për të transferuar atje muzeun e tij.
Në vitin 1997, atij i sulmuan shtëpinë, por vetë arriti të shpëtonte koleksionin, duke e fshehur në bodrum, edhe pse shtëpia u dogj. Televizioni ABC Neës kishte përgatitur një kronikë speciale për të si koleksionist, kurse TV Klan shkruante në një lajm që një ikonë e rrallë e Onufrit, pjesë e koleksionit të Gjergji Thimos, do restaurohet në Luvër.
“Fillimisht koleksionisti është duke plotësuar dokumentacionin përkatës që do ta dorëzojë në ministrinë e Kulturës dhe Qendrën e Inventarizimit, për lëvizjen e veprës sipas ligjit,” raportonte TV Klan.
Kurse Mapo shkruante se ikonat e Thimos janë në gjendje të mjerueshme, ndaj ai kërkon që të ngrihet një muze ikonografik.
“Në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Don Bosko” qëndrojnë bashkë në një shtëpi me qira mjeshtrit e mëdhenj të ikonografisë shqiptare, si Onufri, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, vëllezërit Zografi, Çetirët, e shumë autorë anonimë. Ata janë vendosur njëri mbi tjetrin në një dhomë të vogël jo më shumë se 5×6 metra katrorë. Prej disa viteve 150 ikona të koleksionistit Gjergji Thimo qëndrojnë në këto kushte, në pritje të ngritjes së të parit Muze privat të ikonografisë shqiptare. Një muze që në letra është krijuar qysh në vitin 1996, por që kurrë nuk u bë realitet. Muzeologu dhe koleksionisti Gjergji Thimo është dashur të kalojë shumë vështirësi në jetë për të mbrojtur këto 150 ikona, vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë sonë,” shkruante Mapo.
Marrë nga Tema
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.8%
-
Gafë
48.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 4329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!
9 Janar, 19:05
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31
-
Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit
9 Janar, 18:23
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Rreth njëzet arrestime për plaçkitje në Los Anxhelos
9 Janar, 18:08
-
Dibër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe 3 pasagjerët
9 Janar, 17:57
-
Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos
9 Janar, 17:46