Trafiku i veprave të artit, ja
1077 ikonat e vjedhura

TIRANE- Janë plot 1077 vepra arti të cilat janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në operacion in e koduar “Ikona”. Detajet e operacionit të djeshëm për goditjen e rrjetit të trafikimit të paligjshëm të veprave të artit në objekte kulti janë dhënë sot në mesditë.  

“Në mesditën e datës 08.10.2013 strukturat e luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, falë një pune hetimore dhe të mirorganizuar bënë të mundur finalizimin e operacionit IKONA, në kuadër të të cilit u gjendën dhe u sekuestruan një sërë ikonash dhe pikturash të vjedhura në disa qytete të Shqipërisë dhe në Maqedoni. “- thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Të arrestuarit janë  Arben Rrahman Spaho 40 vjeç, lindur në Debrovë Pogradec dhe banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, dhe Gjergji Vani Thimo 43 vjeç, lindur ne Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe falsifikimin të dokumenteve zyrtare.

IKONAT E SEKUESTRUARA

Nga kontrolli i ushtruar në banesat dhe ambientet e tjera që posedojnë këta shtetas, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme (disa prej te cilave dyshohet se janë të vjedhura në Maqedoni).

• 6 ikona të cilat dyshohet se janë vjedhur në Shqipëri dhe Maqedoni me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE.
• 4 piktura murale të konservuara, të dyshuara si të vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës.
• 522 piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së mesjetës.
• 322 objekte të ndryshme të cilat i përkasin periudhës mesjetare.

Sipas policisë këta shtetas “dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në shtetin e Maqedonisë dhe në Shqipëri, vepra arti në objekte kulti, të cilat kanë pasur si destinacion shitjen për qëllime fitimi. “

 Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të veprave të artit dhe të Kulturës’’ dhe “Vjedhja e veprave të artit dhe kulturës në bashkëpunim”, të parashikuara nga nenet 138/a e 25 dhe 138 e 25 të Kodit Penal.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati