Trafiku, ndalohen 55 afganë e
pakistanezë brenda një nate

Trafiku, ndalohen 55 afganë e<br />pakistanezë brenda një nate
 KAKAVIJE- Policia kufitare e Kakavijës ndalon sërish shtetas pakistanezë dhe afganë të cilët të dëbuar nga Greqia, përmes Shqipërisë tentojnë të kalojnë në vendet e Bashkimit Europian. Policia kufitare prej orës 01:00 (19 gusht) ka zhvilluar 3 operacione ku u kapën 55 shtetas nga pakistani dhe Afganistani.
 
Operacioni i parë është zhvilluar poshtë fshatit Peshkëpi ku u kapën 16 klandestinë. I dyti në Vrisera ku u kapën 21, klandestinë dhe operacioni i tretë poshtë Kakavijes u kapën 18 klandestinë.

Operacionet u drejtuan nga drejtori i kufirit, Admir Abrija. Policia informon se evidentimi i klandestinëve bëhet nëpërmjet mjeteve logjistike moderne të dhuruara nga ambasada amerikane dhe operacioni vijon.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës