Trafiku, Rama: Një thesar
ikonash në duar të trafikantëve
/
 

Trafiku, Rama: Një thesar<br />ikonash në duar të trafikantëve<br />/<br /> 
 TIRANE-  Të 1077 veprat e artit të sekuestruara mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit për shkatërrimin e një kupole të trafikantëve të veprave të artit u ekspozuan sot në mesditë në ambientetet e Galerisë së Artit.

Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Galeri për të inspektuar veprat e vjedhura por dhe për të falenderuar policinë për operacionin e përkufizuar "të jashtëzakonshëm" si nga kryeministri por dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Falë operacionit të koduar “Ikona” dje u organizua goditja e rrjetit të trafikimit të paligjshëm të veprave të artit në objekte kulti, të vjedhura në disa qytete të Shqipërisë dhe në Maqedoni. U arrestuan Arben  Spaho 40 vjeç, lindur në Debrovë Pogradec dhe banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, dhe Gjergji Vani Thimo 43 vjeç, lindur ne Korçë dhe banues në Tiranë,

Detajet e operacionit të djeshëm për goditjen e rrjetit të trafikimit të paligjshëm të veprave të artit në objekte kulti janë dhënë sot në mesditë.  Lexoni me shume detajet e operacionit  .Pritet të ngrihet një grup ekspertësh për të analizuar një nga një të gjithë veprat për të zbuluar origjinën. Ndërkohë që Kryeministri Rama premtoi se operacioni i sotëm është vetëm fillimi i një beteje për luftën kundër krimit të organizuar.

RAMA: OPERACIONI MË I MADH ANTITRAFIK

"Jemi këtu për t'i dhënë rëndësinë që ka ky operacioni i jashtëzakonshëm. Operacioni më i madh atintrafik në këtë fushë i zhvilluar në gjithë këto vite batërdie, rrënimi dhe shkatërrimi. Faleminderit për ata që e mundësuan kapjen e kësaj bande apo e kësaj bërthame banditësh të veprave të artit.
Është e domodoshme të thuhet se kjo betejë sapo ka nisur, sepse trashëgimia jonë kultore është në rrezik si askund tjetër", tha Rama pasi pa nga afër ikonat e sekuestruara.

rama
( Ne foto: Ikonat e ekspozuara sot ne galerine e Arteve dhe Kryeministri Rama)
 
“Fakti që një thesar i këtyre përmasave i barabartë me një muze deri mbrëmë ishte në duar të keqbërësve dhe rrezikonte fatin e shumë thesareve të tjera që tanimë kanë dalë nga kufijtë e Shqipërisë flet vetë për gjëndjen alarmante, skandaloze dhe të papranueshme për jetën e njerëzve dhe sigurisë jo vetëm për pronën e qytetarëve por për këtë pasuri të pamuar që nuk zëvendësohet dot me asgjë. Jam sinqerisht mirënjohës të gjithë atyre që morën pjesë në operacion. Pavarësisht se marrin një rrogë shumë modeste e punojnë në kushtet të vështira nuk janë tunduar përpara këtyre veprave marramëndese monetare, por i kanë shërbyer misionit të tyre."- nënvizoi më tej kryeministri.

RAMA: NA NDIHMONI TE MOS ZHDUKET TRASHEGIMIA
Rama premton se do të vazhdojë intensivisht lufta për të mbrojtur thesarin e trashëgimisë kulturore si dhe bëri apel qytetarëve të ndihmojnë për të luftuar këtë :krim  
“Në vijim do të vazhdojmë intensivisht luftën për ta mbrojtur. Është rrënqethëse si janë shkulur muret e kishave dhe të kesh këtu dëshmi nga këto shkulje.
Tregojnë nga njëra anë çfarë barbarie përjeton tarshëgimia kulturore dhe thika e krimit ka vajtur në kockë. Tashmë edhe muret po zhduken sepse shumëçka tjetër është zhdukur.

rama
(Ne foto: Kryeministri Rama e ministri i Brendshem,Tahiri duke pare nje nga veprat e vjedhura)

Jemi këtu për të përcjellë një mesazh shumë të fortë që prek të dyja skajet, atë të kulturës dhe të rendit e sigurisë për tju kërkuar qytetarëve solidaritetin maksimal në kushtet e kësaj lëngate të madhe të trashëgimisë kultorore dhe të kësaj shoqërie që thuaje ka harruar prej kohësh që Shqipëria është vendbanimi ynë i përkohshëm por është i përjetshëm për fëmijët e brezat që vijnë të cilët ne u detyrohemi atdheun që na kanë lënë të parët tanë. Atdheun e këtyre thesareve që duhet me patjetër të mbrohen. Çdo qytetar është i lutur të sinjalizojë policinë e shtetit për cdo rast e cdo dyshim lidhur me veprimtarinë kriminale në dëm të kësaj vepre. Jemi shumë të vegjël e shumë të varfër në krahasim me të tjerët por nëse ne lejojmë që ky thesari i madh të shkojë duke u tretur dhe të shuhet fare ne do të jemi askushi në mes të Europës”

Duke shprehur mirënjohje dhe falenderim Rama shprehu lutjen ndaj medias për të rritur sensibilizimin në lidhje me ketë operacion.  "Mirënjohje, falenderim dhe respekt dhe me lutjen që ky ndodhi dhe ky operacion të marrë gjithë jehonën e duhur  sepse është lajmi i ditës së sotme për momentin, për t’i përcjellë të gjithëve qoftë mesazhin e alarmit qoftë të shpresës dhe për të na ndihmuar që tu themi qytetarëve se jemi në një luftë për identitetin tonë kombëtar e krenarinë kombëtare të mbështetur jo tek propaganda por ajo që duam të jemi në shekujt që vijnë”

MINISTRI TAHIRI: AKSION I SHKELQYER
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e quajti “aksion të shkëlqyer .” ”Shumë sinqerisht para jush zoti kryeministër të falenderoj të gjithë oficerët për të kryer këtë operacion spektakolar”.

tahiri
(Ne foto: Ministri Tahiri sot ne Galerine e Arteve)

KUMBARO: RREZIKU I MADH
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se një operacion i tillë tregon sesa i madh është rreziku dhe se do të vazhdojë bashkëpunimin me policinë për të ndalur këtë trafik të veprave të trashëgimisë kulturore.
kumbaro
(Ne foto: Ministrja Mirela Kumbaro sot ne Galerine e Arteve)

“Ky operacion i jashtëzakonshëm tregoi bashkëpunimin e menjëhershëm të forcave të policisë dhe strukturave të tjera. Ky është një nga operacionet  e para për të ndërtuar ura bashkëpunimi të sektorit të trashëgimisë kulturore, dhe për të ndalur luftën kundër trafikut të trashëgimisë kulturore.Janë një sërë veprash të tjera që vazhdojne të jenë të rrezikuara dhe ministria e Kulturës ka nisur një fushatë sensibilizimi."


ikonat
(Ne foto: Veprat e vjedhura te ekspozuara ne Galerine e Arteve)

Vjedhjet janë kryer gjatë disa viteve në Shqipëri dhe Maqedoni me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE. 4 piktura murale të konservuara dyshohet se ishin të vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës, 522 piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së mesjetës dhe 322 objekte të ndryshme të cilat i përkasin periudhës mesjetare.
ikonat
(Ne foto: PIktura e vjedhur e ekspozuar sot ne Galerine e Arteve)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar