2.5 ton kanabis nga Shqipëria në Gjermani, Prokuroria çon për gjykim 9 të pandehurit

2.5 ton kanabis nga Shqipëria në Gjermani, Prokuroria çon për gjykim 9 të pandehurit

Kamioni që po transportonte drogën i ndaluar në Ancona

U arrestuan në 2017 pasi trafikuan 2.5 ton kanabis nga Shqipëria në Ancona Itali me destinacion Gjermaninë, dërgohen në gjyq 9 të pandehur në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Mes të akuzuarave janë Emiljano Çili, Artur Riza, Festim Lelaj, Harmejlindo Tufa, Juri Bedinaj, Arbi Mustafa, Adjel Çaushaj, Skënder Siqeca, Sokol Hamzallari.

Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve ka rezultuar se kamioni me targa të kokës FR 9139 C dhe targa traleri ARB 414 dhe i ngarkuar me sasinë e konsiderueshme të drogës u nis nga Porti i Durrësit për në drejtim të Ankonës në Itali më datë 3 janar 2017. Automjeti drejtohej nga Dhimo Koraj i cili kishte marrë përsipër të trafikonte lëndën narkotike drejt Italisë, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte në Gjermani ku pritës i saj ishte Euron Hoti. 

Lënda narkotike ishte fshehur në mallin drusor pelet, që sipas dokumentacionit shoqërues të paraqitur ishte marrë tek shoqëria AL MEXËOOD SHPK-Grmash-Shqipëri dhe që do të eksportohej nëpërmjet shoqërisë së transportit ALPIROS GROUP 2007-FIER-Shqipëri, në drejtim të porositësit, në adresën e shtetasit Euron Hoti, me gjeneralitetet të falsifikuara, ARTAN ABAZI, me adresë AM SCHAART 127809LEMËEROER-GJERMANI. 

Një ditë pas nisjes nga Porti i Durrësit për në Ankona, autoritetet italiane bllokuan kamionin për mungesë dokumentacioni tranziti ndërkombëtar, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në ngarkesën e tij, u zbulua edhe sasia e lëndës narkotike prej 2.5 ton kanabis. 

Njoftim nga Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar çështjen penale nr. 12/3 të vitit 2017 në ngarkim të të pandehurve:

1. Emiljano Çili lindur më 11 shtator 1982 në Poliçan, Skrapar, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;

2. Artur Riza lindur më 19 shkurt 1976 në Thumanë, Krujë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;

3. Festim Lelaj, lindur më 17 shtator 1970 në Mesaplik, Vlorë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në fillim me masën e sigurimit arrest në burg, zëvendësuar më pas me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 të Kodit Penal;

4. Harmejlindo Tufa, lindur më 6 shkurt 1995 në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

5. Juri Bedinaj, lindur më 4 nëntor 1988, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal;

6. Arbi Mustafa, lindur më 25 tetor 1983, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar.

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

7. Adjel Çaushaj lindur më 15 gusht 1995, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje familjare beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

8. Skënder Siqeca, lindur më 2 shtator 1964 në Lushnjë dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal,

9.Sokol Hamzallari lindur më 3 gusht 1977, lindur dhe banues në Orikum, Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në gjendje të lirë,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)