Arrestimet në Itali për trafikun e drogës me avion, policia shqiptare: Operacioni i 2015/ Detajet

Policia italiane ka arrestuar 7 persona në kuadër të hetimeve të nisura në 2015 për një bandë italo-shqiptare që trafikonte kanabis me avion të vegjël drejt vendit fqinj. Urdhër arrestet sipas medieve italiane janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm nga karabinierët e Riccione-s, nën drejtimin e antimafias së Bolonjës.

Për arrestimet në Itali ka reaguar edhe Policia shqiptare duke sqaruar se bëhet fjalë për operacionin  "Free-Flight" të  vitit 2015, ndërsa tani po zbatohen fletë-arrestet. Sipas policisë shqiptare, sot homologët italianë kanë zbatuar fletë arrestet pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.

Lidhur me lajmin per operacionin antidroge ne Itali, rezulton se eshte procedim i disa viteve me pare dhe po zbatohen flete arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.

Operacioni eshte i vitit 2015 i koduar "Free-Flight", operacion ky i zhvilluar ne bashkepunim me Policine shqiptare

Deklarata e Policisë Shqiptare

Në vitin 2015 në këtë operacion u arrestuan 14 persona në Shqipëri dhe në Itali. Asokohe u shkatërrua banda e trafikantëve që transportonin marijuanë nga Shqipëria në Itali me avion. Në pranga asokohe përfunduan 14 persona, ku 8 prej tyre u arrestuan në Itali ndërsa 6 në Vlorë.

Mes të arrestuarve ishte edhe kreu i bandës, Sokol Burhamaj, piloti i avionit të ulur në Brindisi me 120 kg marijuanë, Vilson Lamaj dhe shefi i personelit të Policisë Vlorë, Vladimir Zanaj. 

Personat e ndaluar në Shqipëri ishin;
Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
Fadil Shahaj,  53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
Efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.

Në Itali u arrestuan 8 persona
Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
Artjon Lamaj, 29 vjeç
Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
Kleo Lamaj, 30 vjeç
Virjon Imeraj, 32 vjeç
Vilson Lamaj, pilot i avionit


Të arrestuarit në Shqiperi dhe Itali ne 2015

Deklarata e plotë e policisë së shtetit për aksionin në vitin 2015
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane dhe Prokurorinë për Krime të Rënda ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, operacionin ndërkombëtar kundër trafikimit të lëndëve narkotike të koduar “Fluturimi i lirë”, duke vënë në pranga 14 persona.

Procedimi penal nr. 203, është rregjistruar në mesin e muajit Korrik 2015, duke shkëmbyer vazhdimisht informacion dhe koordinuar veprimet mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Autoritetet u vunë në dijeni për aktivizimin e një linje që do të trafikonte drogë, nga vendi ynë drejt Italisë.

Gjatë këtij hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metoda speciale, për më shumë se 1 muaj, janë identifikuar dhe mbajtur nën kontroll personat e dyshuar si të implikuar

në këtë veprimtari kriminale dhe u shkëmbye informacion me autoritetet italiane.

Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël.

Policia shqiptare identifikoi menjëherë personat e përfshirë në rrjet dhe i mbajti ata nën vëzhgim. Në koordinim me homologët italianë, nëpërmjet shërbimit Interforce, u godit i gjithë grupi, pas dokumentimit të linjës së trafikimit.

Në këtë kuadër, mëngjesin e datës 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.

Në momentin e uljes së avionit në Brindizi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike. 

Theksojmë se lëvizjet e avionit, përgatitja, intinerari dhe ngarkimi i lëndës narkotike në momentin e uljes, ishin pjesë e procedimit penal dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqipëtare dhe Italiane, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, për të kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve.

Sapo mjeti fluturues ka zbritur në tokën italiane, është kryer bllokimi i tij.

Ndërkohë që policia shqiptare ka ndaluar në orët e natës 6 persona, të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge, mes tyre edhe 1 punonjës policie.

Në vijim të këtij hetimi, vazhdon bashkëpunimi me Policinë italiane për thellimin e hetimit për të gjithë personat e implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Falënderojmë për bashkëpunimin misionin Interforce dhe strukturat homologe në Itali.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh