Të paktën 90 persona kanë humbur jetën pasi trageti tyre u fundos në në lumin Tigris në qytetin e Mosulit në Irak. Autoritetet u shprehën se në bord ndodheshin rreth 200 persona dhe se shumica e atyre që janë mbytur nuk dinin të nototnin. 66 trupa janë nxjerrë të vdekur nga lumi Tigris në qytetin irakian.
Trageti i cili kishte si destinacion një ishull turistik ëstë paralajmëruar për ngritjen e niveleve të ujit pasi u hapën portat e digës së Mosulit. Operatori I anijes po akuzohet për injorimin e këshillave. Kryeministri Adel Abdul Mahdi dhe autoritetet vendase kanë urdhëruar që të hapet një hetim i menjëhershëm “për të përcaktuar përgjegjësit”.
Në një deklaratë,për mediat kryeministri Mahdiu shpreh se po e ndiqte ngjarjen “me dhimbje dhe trishtim” dhe se strukturat shtetërore po bëjnë të gjitha përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve dhe trajtimin e viktimave. Vendi tashmë ka shpallur tre ditë zie kombëtare.