Një person ka humbur jetën dhe 102 persona janë shpëtuar nga një traget pasagjerësh indonezian në Detin Java, tha një zyrtar.
Një operacion kërkim-shpëtimi u nis pasi “Virgo Transport 8”, e cila transportonte 243 pasagjerë, humbi kontaktin me kullën ndërsa ndodhej në mes të motit të keq, njoftoi agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit.
Kërkimi për pasagjerët e mbetur vijon.
Trageti po udhëtonte nga Surabaya drejt Banjarmasin, qyteti i Kalimantanit të Jugut, dhe për herë të fundit u raportua se ndodhej rreth 150 km në jug të Banjarmasinit, rreth orës 02:00 lokale të dielën.
Anije kërkim-shpëtimi dhe një helikopter janë dërguar në vendngjarje, ndërsa të gjitha anijet e tjera në atë zonë të Detit Java janë vënë në gatishmëri për të raportuar çdo shenjë të pasagjerëve.
Ngjarja ndodh pas një incidenti të veçantë muajin e kaluar, kur një tjetër traget në Indonezi mori flakë pranë ishullit Madura, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave.
Arkipelagu indonezian ka më shumë se 17.000 ishuj dhe tragetet janë një nga format më të zakonshme të transportit.









Komente
Komento